MENU
klinika

Detajet

Balla takim me gjermanët, 3 çështjet që shtroi

19.11.2018 - 14:40

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla i shoqëruar nga deputetët Ervin Bushat, Blerina Gjylameti, Zëvendësministrja e drejtësisë Teuta Vodo si dhe Zëvendësministri brendshëm Julian Hodaj, nisi një vizitë zyrtare në Bundestag dhe Qeverinë gjermane.

Delegacioni zhvilloi paraditen e sotme takim me Joachim Pfeiffer, anëtarë i parlamentin gjerman në grupin e CDU/CSU. Gjatë fjalës së tij z. Balla theksoi tre çështje të rëndësishme. E para lidhet me vendimin e PE për procesin e parapregatitjes së Shqipërisë në hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm. Ku në këtë kuadër Shqipëria ka në fokus reformën në drejtësi, e cila po ecën në rrugën e duhur dhe së shpejti do të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë. Procesi i vettingut në radhët e drejtësisë është drejt përfundimit, për t’i hapur më pas rrugën për krijimin e KED dhe KPK.

Cështja e dytë e ngritur në takim ishte reforma zgjedhore, ku vetë qeveria gjermane është investuar në këtë reformë. Për herë te parë në draftin e pregatitur janë pasqyruar të gjitha rekomandimet e raporteve të OSBE për procesin zgjedhor që nga 2013.

taulant-balla-keqardhje per pd-konica.al

Lufta ndaj krimit të organizuar ishte cështja e tretë e diskutuar në takim, e cila po jep çdo ditë rezultate edhe më të mira, sidomos përsa i përket kultivimit të kanabisit.
Shembull i qartë i kesaj lufte është edhe renditja e Tiranës si kryeqyteti më i sigurtë në Evropë.

Nga ana e tij deputeti gjerman shfaqi interes te madh për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe të investimeve të huaja. Z. Pfeiffer ofroi mbështetjen e tij për rritjen e investimeve të kompanive gjermane në vendin tonë, sidomos në fushën e infrastrukturës, turizimit dhe agrokulturës. Ai theksoi se prespektiva e Shqipërisë patjetër që është Bashkimi Evropian dhe këtë bindje e krijon edhe fal fjalëve të shkëlqyera që dëgjon për Shqipërinë nga kolegët e tij.

Në fund të takimit zoti Balla shprehu angazhimin e tij konkret, edhe si Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri Gjermani, në ndërtimin e një pakete lehtësuese për thithjen e investimeve gjermane.
Shumë shpejt një delegacion me deputetë gjermanë dhe investitorë të fushave të turizmit, agrokulturës, infrastruktures do të vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër potencialin e Shqipërisë në këto fusha.

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!

Kryeministri Sunak: Do ‘thyejmë’ biznesin e bandave kriminale

Britania e Madhe miraton projektligjin për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë

U pyet për hetimin ndaj çiftit Meta-Kryemadhi?

Gazetarja Lala zbardh detaje nga thirrja në SPAK e Ralf Gjonit