MENU
klinika

Ndërhyrja e jashtëzakonshme

Banka e Shqipërisë, konferencë për shpëtimin e bankave

13.11.2018 - 11:42

Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me FinSAC (Financial Sector Advisory Center) të Bankës Botërore, do të organizojë të enjten në Tiranë, Konferencën Rajonale me temë “Planifikimi i rimëkëmbjes dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme”.

Çështjet që do të trajtojë konferenca do të përqendrohen mbi zhvillimet e deritanishme të rimëkëmbjes dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme në Bashkimin Evropian, sfidat për zbatimin e tyre në rajonin tonë, eksperiencat e bankave qendrore dhe autoriteteve të ndërhyrjes në hartimin dhe vlerësimin e planeve të rimëkëmbjes dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, bashkëpunimin dhe koordinimin midis autoriteteve përgjegjëse si dhe sfidat e së ardhmes.

Në këtë konferencë pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të nivelit të lartë të autoriteteve mbikëqyrëse dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme të Bashkimit Evropian, përfaqësues të vendeve të rajonit dhe të bankave tregtare të vendit tonë.

Ligji për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka u miratua në fund të vitit 2016 dhe synon të krijojë një fond për shpëtimin e bankave, në rastet kur kjo mund të paraqitet e nevojshme, në mënyrë që të mos kërkohet përdorimi i parave të taksapaguesve. Bankat duhet të krijoj ën gradualisht një fond shpëtimi jetë sa 0.5% e vlerës totale të detyrimeve të sistemit bankar. Fondi në fjalë do të administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN