MENU

Projekti ‘Unaza e Madhe’

Banorët e ‘Astirit’në protestë: Bllokojmë rrugën, nuk tërhiqemi

05.11.2018 - 17:36

Në vazhdën e protestave për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre si pasojë e projektit të ‘Unazës së Re’, banorët e zonës së ‘Astirit’ kanë dalur sërish sot në protestë, të kundërshtojnë këtë projekt i cili sipas tyre është zgjeruar shumë nga projekti fillestar i “Unazës së Tiranës”.

Banorët kanë bllokuar rrugën dhe shprehen se i kanë banesat e tyre në proces legalizimi, ndërsa nuk do lejojnë prishjen e tyre.

Kur të na vrasin neve, atëherë le të bëjnë atë që kanë nisur. Do bëhemi lugetër edhe do i mbysim. Qeveria po tallet me ne. Nuk tërhiqemi”- shprehen qytetarët.