MENU
klinika

Detajet

Banorët e Unazës së Re përplasen me policinë bashkiake

27.11.2018 - 09:28

Banorët e Astirit kanë dalë sërish sot në protestë,  ndonëse mbrëmjen e kaluar u deklarua nga bashkia se ka nisur zhvendosja e familjeve të “Astirit” në banesat sociale dhe prishja e objekteve në Unazën e Re.

Qytetarët janë përplasur me policinë bashkiake e cila ndodhet në vend për të garantuar vazhdimin e punimeve.

Kjo është dita e 24-rt e protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre pa kompensim. Ata kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për banesat dhe bizneset e tyre. Nga ana tjetër qeveria ka premtuar bonus qiraje për tre vite. Prishja e banesave bëhet për t’i çelur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Nga ana tjetër opozita ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë se projekti është një aferë korruptive.

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!

Kryeministri Sunak: Do ‘thyejmë’ biznesin e bandave kriminale

Britania e Madhe miraton projektligjin për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë

U pyet për hetimin ndaj çiftit Meta-Kryemadhi?

Gazetarja Lala zbardh detaje nga thirrja në SPAK e Ralf Gjonit