MENU
klinika

Nisur nga dita e nesërme

Banorët i thonë jo paktit me ARRSH, duan legalizim të plotë

25.11.2018 - 19:14

Banorët e Unazës së Re, zhvilluan ditën e sotme përsëri protesta në zonën e Astirit në ditën e 22-të.

Protesta e ditës së sotme ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë dhe ndryshe nga çdo ditë tjetër banorët shprehen se nuk do ta pranojnë vlerësimin e ARRSH-së, nisur nga dita e nesërme.

Kërkesat e banorëve konsistojnë në legalizim të plotë të pronave dhe në këtë mënyrë, banorët hedhin poshtë çdo marrëveshje të mundshme me ARRSH-në.

protesta-unaza e re-bashkohen artistet-konica.al
protesta-unaza e re-bashkohen artistet-konica.al

“ARRSH mos guxojë të sjellë vlerësuesit nesër. Nuk do të pranojmë vlerësuesit e ARRSH. Pasi të legalizohen të gjitha objektet shtëpi dhe biznese mund të nisim bisedimet”, u shprehën ata, gjatë protestës se sotme.

Ne proteste nuk munguan edhe parullat në mbrojtje të Daniel Dobrës, 18-vjeçarit të akuzuar për plagosjen e efektives së “Shqiponjave”, Ina Nuka.

“Edi Rama sikur të gjithë burrat t’i fusësh në burgjet e komunizmit do qëndrojnë gratë, fëmijët dhe pleqtë. Të gjithë jemi Danieli. Të gjithë kemi dalë për shtëpitë tona, poshtë ky krim që po na merr në qafë”, u shpreh një nga banorët.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”