MENU
klinika

Deklarata

Basha e ka me ndërkombëtarët: Vetëm për pasarela jeni

23.11.2018 - 13:23

Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar organizatat ndërkombëtare në Shqipëri se nuk reagojnë për protestën e qytetarëve të zonës së Astirit dhe sipas tij po lejojnë vjedhjen e kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate për mediat, Basha kërkoi reagimin e tyre dhe kërkoi llogari se për çfarë ndodhen në Shqipëri kur nuk reagojnë.

“Sot dua të denoncoj disa media dhe disa anëtarët shoqërisë civile. Ata duhet të zgjedhin të bëhen pjesë e krimit dhe vjedhjes së Edi Ramës apo me qytetarët. Kam një pyetje edhe për organizata ndërkombëtare që lejojnë vjedhjen e hapur. Ku jeni? Për çfarë jeni këtu? Për të bërë pasarela dhe për të pirë verën shqiptare. Vjedhja është e hapur.”-tha Basha.

Basha tha se projekti i Unazës ështën një megavjedhje dhe Rama është autori i saj. Duke analizuar çështjen, kreu i PD u shpreh se afera është negociuar nga kreu i qeverisë dhe se është shkelur çdo ligj i mundshëm.

“Në 317 banesat që kërcënohem me prishje të paligjshme nga Rama. Mjafton e vërteta për ta kuptuar sepse është një tragjedi jo vetëm për mijëra banorë, por vijë e kuqe që kërcënon vatrën e çdo shqiptari. Faktet janë të rënda. Ka dy javë që Edi Rama dhe lukunia e tij barbare e hajdutëve me propagandë po i ushqen opinionit publik mashtrime e gënjeshtra me shpresën se do arrijë të triumfojë antiligji dhe ai të kryejë një vepër barbare me prishjen e shtëpive dhe mbushjen e xhepave të tij.
Afera është e Edi Ramës, është negociuar drejtpërdrejt nga Edi Rama. Përbëhet nga dy komponentë, rrëmbimi i taksave dhe rrëmbimi i pronës. Çdo ligj i mundshëm është shkelur”, theksoi kreu i PD.

Ai tha më tej se kjo është një vjedhje rekord duke llogaritur 2 mijë euro për ‘një gisht’ asfalt. Basha deklaroi se i pari është shkelur ligji i prokurimeve dhe se çmimi është rekord.

Le ta nisim me vjedhjen rekord, 2 mijë euro për 1 cm të kësaj rruge. Ky është çmimi me të cilin Edi Rama po vjedh paratë tuaja. Si po e bën këtë? Së pari e gjithë skema e tenderimit është korruptive, nuk ka pasur garë. Një projekt është adaptuar nga ARRSH e cila gjoja ka hapur tender dhe në fund mbetet e vetmja ofertë. Shkelet çdo ligj dhe ligji i parë që shkelet është ligji i prokurimeve. Kjo nuk mund të ndodhë vetëm në kokën e drejtorit të ARRSH i cili do japë llogari para ligjit. Kjo ndodh sepse në vjedhje është përfshirë Edi Rama. Hajduti që ka shkelur ligjin e prokurimeve është Edi Rama. Shumë rekord për Europën dhe ndoshta dhe SHBA-të ku çmimet e autostradave janë nga 5 deri në 8 herë më të ulëta. Ky është një projekt megavjedhje, megahajdutërie me Edi Ramën autori. I gjithë procesi i prokurimit është bërë u miratuar ligji”, u shpreh kreu i PD.