MENU
klinika

"Prapaskenat" dhe paralajmërimi

Basha: Kriza e Kushtetueses, dhe Lleshi nga aneksi i Kryeministrisë

12.11.2018 - 21:55

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur lidhur me konfliktin midis Presidencës dhe Kryeministrisë për çështjen e ministrit të ri të Brendshëm.

Sipas tij, ky konflikt është një nga dimensionet e krizës së mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

“E para është problemi institucional që i takon një institucioni, që është Gjykata Kushtetuese, që vendos për interpretimin e Kushtetutës, përcakton qëndrimet e kryeministrit dhe Presidentit.

Ajo që është zbuluar në këtë episod një javor, është dimensioni institucional i krizës që përjetojnë shqiptarët, ky është dimensioni i krizës kushtetuese. Që prej një viti, shqiptarët nuk kanë Gjykatë Kushtetuese.

Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend që qeveriset në kushtet e paligjshmërisë.”

basha ne korce-konica.al
basha ne korce-konica.al

Më tej Basha tha se Sandër Lleshi vjen nga një prej anekseve të Kryeministrisë dhe në 5 vite nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për drogën dhe krimin në vend.

“Sandër Lleshi vjen pas pesë vitesh në një nga anekset e Kryeministrisë ku ka patur detyrën dhe sigurinë për të këshilluar kryeministrin.

Ky njeri ose ka qenë pjesë e mekanizmit të organziatës së Rilindjes, e cila nuk ka asnjë pendesë për zhytjen e Shqipërisë në krim dhe drogë, ose ka qenë i paaftë të kryer detyrën. Duhet të jepte dorëheqjen. Ka pasur zyrtarë që Ksenofon Krisafi që kanë paraqitur dorëheqjen.

Duke pasur parasysh që në 5 vite, me përgjegjësinë që ka pasur, ka ngrohur vezët, nga të cilët kanë dalë afera të tmerrshme kriminale.

Një njeri i tillë ka pushtetin moral. Zt.Lleshi akoma pa u dekretuar, shprehu vlerësim maksimal për punën e Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajn dhe që këtu na del një vazhdimësi.”

rama-basha-konica.al
rama-basha-konica.al

Kreu i PD-së shton se Lleshi nuk i jep siguri vendit, pasi sipas tij, në këto 5 vite ka shërbyer si këshilltar i Ramës për sigurinë, ndërsa vendi është “zhytur në krim dhe në drogë”.

“Ajo që po paralajmëroj sot është që emërimi apo jo i Lleshit, përfaqëson shkallën më të fortë të kontrollit dhe kapjes së Ministrisë së Brendshme nga Rama.

Në këtë fazë i duhet më shumë për të mbyllur dosjet e hapura të Tahirit, Xhafajt apo të çështjeve të tjera që ka. Ministria e brendshme është kontrolluar nga Rama dhe dërgimi i një vartësi të tij është akti i fundit që zbulon domosdoshmërinë që Rama ka për të kontrolluar këtë ministri.

Në kuptimin politik është rënia e Ministrisë së Brendshme totalisht në dorë të Ramës për të mbrojtur veten, familjen dhe aleatët e tij”, u shpreh Basha.

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë

Opozita nuk e miratoi ngritjen e Komisionit për dezinformimin

Nikolla letër grupeve parlamentare për të propozuar anëtarët

Gjykon Nuredin Dumanin dhe të pandehur të tjerë

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula