MENU

Kompromis pa Vetting

Basha sulmon nga Berati: Nuk do të ketë kthim në Kuvend

18.11.2018 - 13:16

Ditën e sotme duket se Fronti opozitar ka ndezur motorrët e fushatës duke u shpërdarë nëpër rrethe në takime me banorët.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme u gjend në Berat ku ka zhvilluar një takim me banorët e kësaj zone.

Gjatë takimi Basha ka hedhur akuza kundër qeverisë, duke thënë se kjo qeveri nuk po punon për popullin por për të pasuruar veten.

lulzim basha-konica.al
lulzim basha-konica.al

“Gjendja ku ndodhet vendi është një thirrje për PD, për të shpalosur platformën tonë. E para dhe më e rëndësishme, kjo nuk ka asnjë lloj kompromisi. Nuk bëhet asnjë kompromis pastrim i i politikanëve nga kuvendi që janë të lidhur me krimin. Kthimi në Kuvend me politikanët e lidhur me krimin, nuk ka dhe nuk do të ketë. Zgjidhja është para jush

Pika e dytë e opozitës është se nuk do të ketë më trajtim preferencial për politikanët. Nëse duam zgjidhje institucionale, është miratimi i Vettingut dhe shporrja e politikanëve mafioz nga Kuvendi dhe bashkitë. Ata që bëjnë pakt për vota me kriminel, do përfundojnë në burg”, deklaroi Basha.

Kujtojmë se nga ana tjetër kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjendet në Sarandë, në një takim me strukturat e LSI-së, ku lajmëroi nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e 30-Qershorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN