MENU

Shkrirjet e Veneto dhe NBG

Bashkimi mes bankave shkurton punonjësit

16.11.2018 - 13:15

Procesi i konsolidimit të sistemit bankar ka sjellë ulje të rrjetit të degëve dhe stafit të punonjësve. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të muajit shtator bankat shqiptare kishin gjithsej 474 degë dhe agjenci. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bankat kanë mbyllur 20 njësi shërbimi.

Një tendencë e ngjashme është verifikuar edhe me numrin e punonjësve. Në fund të shtatorit bankat raportonin 6816 punonjës, afro 100 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në fillim të muajit tetor, u mbyll bashkimi me përthithje i bankës Veneto nga Intesa Sanpaolo dhe i NBG Bank nga Banka Amerikane e Investimeve. Zyrtarisht, sistemi bankar shqiptar ka vetëm 14 banka, nga 16 që kishte më parë. Kjo ka sjellë edhe shkurtim të rrjetit të njësive fizike të bankave, ashtu si edhe të stafit.

Megjithatë, ky është një proces që ka nisur prej vitesh edhe për arsye të tjera. Kriza dhe rishikimi i strategjive të biznesit ka bërë që shumë banka të ndërmarrin një qasje konsvervatore kundrejt atyre degëve dhe agjencive që nuk vlerësoheshin fitimprurëse.

Që nga fundi i vitit 2011, kur zgjerimi i bankave arriti kulmin, sistemi bankar ka mbyllur gjithsej mbi 100 degë. Por, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me numrin e punonjësve, që sot është më i lartë krahasuar me vitin 2011.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rezultatet e 8-mujorit

Bankat, 105 milionë euro fitime

Apeli i zv/guvernatores Ahmetaj

Bankat e huaja të qëndrojnë në Shqipëri