MENU
klinika

Champions League

Bayern me “5 yje”, Juves e United u mjafton 1 gol

27.11.2018 - 22:56

Bayern Munchen ka lënë pas ecurinë e keqe në Bundesligë dhe është rikthyer te fitorja në Champions League, duke mposhtur 5-1 Benfica-n në “Allianz Arena”. Një sukses që i mban bavarezët në vendin e parë.

Juventus ka mundur përsëri Valencian, kësaj radhe në shifrat 1-0, duke i bërë një nder indirekt Manchester United, që fiton 1-0 me Young Boys, me golin e shënuar nga Fellaini. Juventus kualifikohet si vend i parë, teksa golin e fitores e shënoi Mandzukic.

Real Madrid ka fituar 2-0 në “Olimpico” ndaj Romës, duke marrë kështu vendin e parë në grup. Verdhekuqtë duhet të falënderojnë Plzen, që përmbysi shifrat 2-1 në Moskë përballë CSKA. Për madrilenët shënuan në fillim e pjesës së dytë Bale dhe Lucas.

Në Grupin F, Lyon-Manchester City ndahet në barazim 2-2 dhe asgjë nuk ndryshon në krye. Manchester City mban vendin e parë, ndërsa Lyon mbetet në vendin e dytë. Por Shakhtar ka fituar në fund 3-2 ndaj Hoffenheim dhe hap lojën vendin e dytë. Thuajse pjesa më e madhe e enigmave janë zgjidhur që sonte në 4 grupet që luajtën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN