Televizioni britanik BBC ka raportuar për taksën prej 100 për qind që e ka vënë Kosova ndaj importit të prodhimeve serbe dhe ato nga Bosnja e Hercegovina.
Reagime të ashpra ka pasur nga të gjithë liderët e Serbisë, të cilët nuk e pritën që Qeveria e Kosovës ta marrë këtë vendim.
Gjithashtu edhe mediat e huaja amerikane, britanike, franceze dhe të tjera kanë shkruar për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.
Edhe Reuters, thotë se nga vendimi i Qeverisë së Kosovës u kërkua gjithashtu të ndalohet hyrja e ndonjë malli që nuk e ka adresuar Kosovën me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës, të cilën Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin.
Dy javë më parë Kosova kishte vënë një taksë 10 për qind të importit për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Prishtinës që ta ndryshojë këtë vendim.
Gjithashtu, Reutes shkruan se Kosova fajësoi Serbinë për dështimin e saj për t’u bashkuar në INTERPOL dhe tha se Serbia ishte kundër normalizimit të marrëdhënieve, një çelës për të dy vendet. Bosnja dhe Hercegovina votoi gjithashtu kundër anëtarësimit të Kosovës. /Konica.al/