Menu

Rritje e qendrueshme

BE: Rritja ekonomike e Shqipërisë, 4.1%

08.11.2018

Komisioni Europian tha të enjten se rriti parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti në 4.1% nga 3.6% që pritej në maj.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Rritja ekonomike mendohet të jetë e qëndrueshme, e nxitur kryesisht nga konsumi.

Rritja reale e prodhimit kombëtar do të ketë një ulje të vogël në 3.9% në 2019-ën dhe vitin pasardhës, për shkak të nivelit të ulët të prodhimit të energjisë dhe përfundimit të dy projekteve të mëdha energjitike.

Komisioni gjithashtu thekson se një reduktim më i ngadaltë sa ç’ishte parashikuar i borxhit publik, do të kërcënojë besimin e tregjeve dhe do të rrezikojë investimet në infrastrukturë.