MENU
klinika

Zgjedhjet vendore 2019

BE: Votime do të ketë, kërkohet finalizim i reformës zgjedhore

20.11.2018 - 16:49

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ishte i pranishëm në një takim në qytetin e Burrelit.

Gjatë takimit Soreca është shprehur se kërkon nga politika shqiptare të angazhohet për finalizimin e reformës zgjedhore mbi bazë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Ambasadori i BE-së pohoi se data tashmë është vendosur dhe ende ka kohë për të finalizuar reformën e shumë diskutuar.

Dyshimet e hedhura prej deklaratave të drejtuesshtve të Partisë Demokratike se mund të bojkotohen zgjedhjet vendore nëse nuk largohen të inkriminuarit, duket se e vënë sërish selinë blu përballë ndërkombëtarëve.

luigi soreca-konica.al
luigi soreca-konica.al

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, deklarohet i sigurtë se votimet do të zhvillohen.

“Me siguri që do të ketë zgjedhje vendore, për të cilat Presidenti ka dekretuar datën 30 qershor 2019. Ato janë shumë të rëndësishme, pasi qytetarët zgjedhin direkt ata që do të merren me problemet e tyre të përditshme.”

Soreca i ka tërhequr vëmendje si mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore.

“BE pret që të ketë reformë zgjedhore ashtu si është rekomanduar OSBE-ODIHR.

Është e rëndësishme që kjo të ndodhë tani, 6 muaj para datës së zgjedhjeve. Puna e bërë në Komision është e mirë. Tani ka ardhur koha që të përfundohet.

Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne e konsiderojmë prioritet.”

PS dhe PD kanë prezantuar për mediat ndryshime të mundshme në kodin zgjedhor, por pa arritur të ulen në tryezë për miratimin e neneve, madje as të rekomandimeve të dhëna prej OSBE-ODIHR.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës