MENU
klinika

A do arrijë 100?!

Bebe Rexha, 87 fluturime me avion brenda vitit!

15.11.2018 - 20:42

Angazhimet e shumta nëpër koncerte nëpër botë, por edhe udhëtimet në shtete të ndryshme për pushime kanë bërë që këngëtarja me origjinë shqiptare të realizojë brenda këtij viti 87 fluturime me avion.

E kemi fjalën për Bebe Rexhën, e cila ka publikuar në “InstaStory” një fotografi, duke treguar se sot ka bërë udhëtimin e saj të 87-të me aeroplan privat, brenda një viti. “Udhëtimi im i 87 i këtij viti. A do të arrij 100 para vitit të ri?”, shkruan këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo solli muaj më parë albumin e saj të ri “Expectiations”, dhe më pas klipin e këngës “I’m a mess”, e cila është shndërruar në një hit të padiskutueshëm.

Rexha ka performuar këtë vit edhe në eventet e mëdha botërore si “TeenChoise Music Awards”, “MTV EMA”, emisionet e “Jimmy Fallon”, si dhe në shumë spektakle të tjera.