MENU
klinika

“Votoni!”

Bebe Rexha, thirrje si një lidere amerikane

06.11.2018 - 21:53

Ndërsa amerikanët i drejtohen ditën e sotme kutive të votimit, mbar bota fokusohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zgjedhjet e mesit të mandatit janë shndërruar në një sfidë të madhe për presidentin Donald Trump.

Amerikanët zgjedhin të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve (435 ligjvënës), 35 nga 100 anëtarët e Senatit, si dhe 36 nga 50 guvernatorët e shteteve amerikane.

Daljen në votime kanë të drejtë e gjithë popullata amerikane, teksa shumë prej figurave publike kanë bërë thirrje për fansat e tyre që të mos e neglizhojnë obligimin e tyre qytetar.

Ndër to, është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila është lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rexha publikoi në “InstaStory” një imazh, ku shkruante thjeshtë “Votoni”, duke u bërë thirrje ndjekësve të saj që të dalin në votime.