MENU
klinika

Tregohuni të kujdesshëm!

Bëni analizat e gjakut sepse leuçemia…

06.11.2018 - 17:30

Kjo sëmundje quhet ndryshe edhe “kanceri i gjakut”, ose “gjaku i bardhë”. Është sëmundje që karakterizohet me daljen në gjakun periferik të një sasie shumë të madhe rruazash të bardha të pjekura. 

Numri i rruazave të bardha nga 6000 deri në 9000 për mm/3 që janë në normë, arrin në disa qindra mijëra. Sëmundja fillon me disa shenja të përgjithshme si: lodhje e shpejtë, dhimbje në muskuj dhe sidomos në kocka, humbje e oreksit, ngritje të vogla të temperaturës.

Pasi kësaj faze sëmundja fillon vrullshëm si një sëmundje ngjitëse me temperaturë të lartë 38-40 gradë celcius, me keqësim të gjendjes së përgjithshme, me dhimbje në grykë dhe në gojë, mukoza e të cilave plagoset dhe nekrotizohet. 

I sëmuri ndjen dobësi shumë të madhe, zbehet shumë, ka vështirësi në frymëmarrje. Shpesh shfaqen gjakderdhje nga hunda, nga mishrat e dhëmbëve, nga organet e brendshme.

Mëlçia e zezë dhe shpretka rriten shumë. Gjëndrat limfatike në të gjithë trupin zmadhohen, sidomos ato të sqetullave, të rrëzës së kofshëve dhe të qafës.

Në analizat e gjakut përveç numrit të madh të rruazave të bardha, të cilat janë të papjekura dhe të paafta për të kryer detyrat e tyre, ka dhe ulje të numrit të rruazave të kuqe, të hemoglobinës dhe të pllakëzave. Rëndësi ka parandalimi i infeksioneve dytësore.

Kemi 2 lloje leuçemish: kronike dhe akute. 

Leuçemia akute zhvillohet shpejt, ndërsa ajo kronike mund të vazhdojë me vite. Mjekimi kryhet me transfusion gjaku, me medikamente përkatëse për të ndaluar ecurinë e shpejtë të sëmundjes. Në shumë raste mjekimi i leuçemisë është i paefektshëm, sepse ajo është një virus në gjak që vazhdon me shpejtësi të madhe, kështu që në disa raste edhe mjekimet janë të paefektshme.

Disa mjekime popullore:

Lëngu i bimës Aloe-Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak, siç është leuçemia. Merrni 900 gr prej saj dhe 100 gr mjaltë, pijeni 3 herë nga 100 gr në vakt para buke, për 2-3 muaj.

1 litër xhel Aloe-Vera dhe 300 gr vodka përzihen bashkë. Lihen 5 orë dhe pihen 3 herë nga 50 ml para buke për 2 muaj rresht derisa të keni një përmirësim të dukshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN