Rruga ku kalojnë çdo vit mijëra e mijëra turistë në Kalanë e Beratit, është plotësisht e shkatërruar.
Në të gjithë gjatësinë e saj e aksit është e mbushur me gropa dhe në një pjesë të mirë të saj mund të kalojë vetëm një automjet pasi këmbimi është pa pamundur.
E gjatë vetëm 3 km këtu nuk është vënë dorë prej 25 vitesh.
Për të ndryshuar gjendjen Bashkia e Beratit do të nisë një ndërhyrje të financuar nga Banka Botërore.
Petrit Sinaj: “Brenda muajit nëntor do ta kemi në kantier ndërtimi. Kështu që përfundimisht zgjidhet një nga segmentet më problematike.”
Dykalimshme e pajisur me trotuara dhe ndriçim. Ndërsa në pjesën fundore në shehshin pranë kalasë do është parashikuar një parkim.
Vlera e këtij investimi është 3 miliard lekë, ndërkohë që me një tjetër donacion nga Berzh prej 25 milionë lekësh do të investohet vitin e ardhshëm edhe në lagjet muzeale “Goricë” e “Mangalem”.