MENU
klinika

47 mln euro nga bankat

Biznesi që hapet me kredi

26.11.2018 - 15:56

Kredia e sistemit bankar për hapjen e bizneseve të reja është rritur ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, totali i kredisë për hapje biznesesh të reja arriti në 5.9 miliardë lekë, në rritje me afro 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zgjerimi i këtij produkti ka sjellë edhe rritje të peshës specifike në portofolet e sistemit bankar. Nga 1.3% që zinte vitin e kaluar, tashmë kredia për hapje biznesi zë 1.8% të totalit të kredisë për sipërmarrjen. Pesha e këtij produkti ngelet sidoqoftë e ulët, sepse zakonisht bankat janë konservatore në financimin e projekteve për biznese të reja. Arsyeja kryesore është mungesa e një historiku që mundëson vlerësimin e kredimarrësit dhe të projektit.

Megjithatë, në rastet e sipërmarrësve që mund të kenë përvojë veprimtarie në sektorë të tjerë dhe zotërojnë një kolateral të pranueshëm, bankat mund edhe të financojnë nisjen e një aktiviteti të ri. Në çdo rast, kjo bëhet duke ndarë rrezikun e investimit me kredimarrësin, çka do të thotë se bankat nuke  financojnë në masën 100% projektin e ngritjes së një biznesi.

Sidoqoftë, rritja e kredisë bankare për çelje biznesi dëshmon sidoqoftë një qasje më pozitive të sistemit bankar ndaj projekteve të reja të sipërmarrjes. Kredia për hapje biznesi jepet kryesisht në lekë dhe portofoli në monedhë vendase përbën 76% të totalit për këtë produkt. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në pesë muajt e parë të këtij viti në Shqipëri janë hapur rreth 9400 biznese të reja.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritet te bizneset dhe individët

Kredia afatgjatë arrin në 2.3 miliardë euro

Rritet vetëm për individët

Kredia “me paterica”