MENU
klinika

Themelohet në Milano

Biznesi shqiptar, Dhomë Tregtie në Itali

19.11.2018 - 12:44

Fundjavën e kaluar u inaugurua në Milano Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare në Itali.

Kjo iniciativë lindi si rezultat i nevojës për të promovuar dhe mbështetur biznesin dhe investimet shqiptare në territorin italian si dhe biznesin dhe investimet italiane në territorin shqiptar.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI), me një deklaratë, konstaton shtimin e investimeve reciproke të firmave italiane në Shqipëri, ashtu si dhe të atyre shqiptare në Itali.

Sipas DHTI, ky fluks në rritje i bashkëpunimeve italo shqiptare ka nevoje të orientohet drejt, të  promovohet dhe të mbështetet në mënyrë institucionale nga një institucion serioz, i besueshëm dhe i aftë për të kryer këte rol të rëndësishëm për komunitetet e bizneseve italiane dhe shqiptare.

Dhoma do të angazhohet për të mbrojtur interesat e të gjithë anëtarëve të saj dhe do të japë kontribut në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjes së nivelit të investimeve reciproke.

Synimi është që Dhoma të bashkëpunojë me strukturat përkatëse të administratave shtetërore të dy vendeve tona dhe me aktorët e tjerë të interesuar për të siguruar mbështetje reale dhe do të asistojë të gjithë anëtarët e Dhomës.

Në takimin për themelimin e Dhomës morën pjesë përfaqësues të biznesit dhe ministri për Diasporën,  Pandeli Majko. Presidentja e Dhomës, Luljeta Çobani dhe zëvendës presidenti, Cesk Ivanaj, siguruan për angazhimin maksimal të Dhomës së Tregtisë shqiptare në Itali në realizimin e misionit të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takim me drejtuesit e “Unindustria Calabria”

Meta kërkon ndihmë për investime në Kalabri