01.11.2018 - 13:01
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themlore Shkupi 1, ka sjellur vendim me të cilin sjell masë të përkohshme për sigurimin e pronës së partisë poltike VMRO-DPMNE.
Me këtë vendim janë ngrirë gjithsej 69 prona të patundshme, mes të cilave edhe selia qendrore e partisë.
Sipas masës së vendosur nga gjykata, ndalohet tjetërsimi i pronave konkrete, gjegjësisht shitja e tyre ose dhënia me qira.
Këto masa janë marrë në kuadër të rastit “Talir”, pasi ekzistojnë dyshime se këto prona të tjetërsohen pas përfundimit të procedurës. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Marrëveshja e Prespës