MENU
klinika

Komedia shqiptare

Boeing Boeing rivjen në Teatrin Eksperimental

07.11.2018 - 10:35

Me regji dhe mjeshtëri të Kiço Londos dhe me një kastë të talentuar artistësh rivjen dhe shfaqet në Teatrin Eksperiemtnal ‘’Kujtim Spahivogli’’ komedia ‘’Boeing Boeing’’.

Komedia ‘’Boeing Boeing’’ është shkruar nga Mark Cavoletti në vitet ’60 dhe ka pasur një sukses të madh atë kohë. Kjo shfaqje është vënë në skenë edhe falë kujdesit dhe bashkëpunimitt me Ambasadën franceze në Tiranë me teatrin.

Komedia ‘’Boeing Boeing’’ në qendër të saj ka një marrëdhënie të një të riu gazetar me tre stjuardiesa me historitë e tij të dashurisë.

Deri në datën 21 janar mund ta gjeni çdo javë nga dita e mërkurë deri të dielën, duke premtuar shumë të qeshura për aventurën e një gazetari në avion e historive të tij të dashurisë me tre stjuardesa.

Të trija pretendojnë se janë të fejuara me të riun Bernardit dhe të tria vijnë nga vende të ndryshme. Falë orareve të ndryshme të fluturimeve të tyre çdo gjë ecën mirë. Po sikur oraret të përputhen në të njëjtën kohë?

Situata nuk ka problem kur ato vijnë në orare e ditë të ndryshme, por kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën orë, këtu ngjarjet dhe rrethanat bëhen sa komike dhe groteske, ai duhet të çkompleksojë dhe të dalë prej saj.

 Ai lufton që ato të mos e marrin vesh të vërtetën dhe kjo me gjithë forcën brenda vetes që ai mund të përdorë.

Por si do të vazhdojë kjo marëdhënie dhe si përfundon komedia? Atëhërë duhet ndjekur shfaqia në datat 10 dhe 11 nëntor në sallën Molierë të Teatrit Eksperimental

Kjo komedi vjen e shfaqet prej aktorësh të talentuar si Amos Muji Zaharia, Genti Zenelaj, Rudina Dembacaj, Alesia Xhemalaj, Linda Jarani, Andia Xhunga dhe për të sjellë lojën e humorit që zhvillohet në një avion.

‘’Boing Boing’’ është e vetmja komedi që do të shfaqet edhe në shumë rrethe të Shqipërisë.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit