MENU
klinika

Legjenda e atletikës

Bolt do të luajë edhe me Xhamajkën?

01.11.2018 - 21:43

Ende nuk ka firmosur me një ekip profesionist, qoftë edhe në liga të ulëta, madje kohët e fundit nuk është stërvitur me ekipin e Central Coast Mariners, por për Usain Bolt mund të vijë ftesa në ekipin kombëtar.

Bolt po bën gjithçka që është e mundur që të kthehet në një futbollist profesionist, pasi i ka dhënë lamtumirën botës së atletikës. Deri tani, gjërat nuk kanë shkuar si priste sprinteri xhamajkan, i cili nuk ka gjetur ende klubin ku të tregojë vlerat e tij.

Presidenti i Federatës Xhamajkane të Futbollit, Michael Ricketts, duket se tërhiqet nga ideja për ta pasur Bolt pjesë të përfaqësueses në të ardhmen, gjithmonë nëse ai kthehet në një futbollist të mirëfilltë.

Usain bolt
Usain bolt

“Usain ka një cilësi speciale në shpejtësinë që ka. Nëse përmirësohet edhe në aftësitë e tjera, mund të integrohet në këtë skuadër të Xhamajkës. Me siguri lojtarët do ta pranonin dikë si Usain mes tyre”, – tha ai për “ESPN”.

“Unë kam zhvilluar bisedime informale me disa prej lojtarëve dhe ata janë shumë të entuziazmuar nga ideja që të luajnë përkrah tij. Nëse ai do të kalojë nga një yll i pistës, në një lojtar të aftë aq sa duhet, atëherë me siguri do ta grumbullojmë”, – u shpreh Ricketts.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Usain Bolt stërvitet zyrtarisht

Njeriu më i shpejtë i botës, tani futbollist