MENU
klinika

"Marrëveshja do të prezantohet nesër"

Brexit/ Samiti i nëntorit do të shtyhet?

12.11.2018 - 17:46

Mungesa e përparimit në çështjen e kufirit irlandez nënkupton se samiti i nëntorit për të nënshkruar marrëveshjen, është gjithnjë edhe më pak i mundshëm.

Kjo, pasi ka shumë pika për të cilat nuk është rënë ende dakord, e kështu që bisedimet mund të mos përfundojnë në kohën që shpresohej fillimisht.

Negociatorët e Britanisë së Madhe dhe BE biseduan të hënën deri në orën 2.45, thotë Downing Street, por nuk pati ndonjë përparim të madh, pasi vazhdoi çështja e kufirit irlandez.

Negociatat do të vazhdojnë intensivisht këtë javë, por nëse nuk ka përparim dramatik deri në fund të së mërkurës, nuk mund të ketë një samit evropian për të nënshkruar marrëveshjen këtë muaj..

Marrëveshja mund të nënshkruhet në takimin e planifikuar të Bashkimit Europian më 13 dhe 14 dhjetor..

Nëse një marrëveshje mund të sigurohet në 36 orët e ardhshme, samiti i nëntorit mund të realizohet, me në krye Donald Tusk, kryetarin e Këshillit Europian. May e kërkon samitin e nëntorit, për të siguruar që ka kohë të mjaftueshme për parlamentin britanik të ratifikojë një marrëveshje.

Zëvendëskryeministri i Belgjikës, Didier Reynders, u tha gazetarëve: “Kemi kohë, por jo aq shumë, dhe në këtë moment është shumë e vështirë të bëjmë përparim të vërtetë, por para Krishtlindjes unë shpresoj se do të jetë e mundur.

Simon Coveney, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm irlandez, tha se ishte “një javë shumë e rëndësishme për negociatat e Brexit”. “Ka qartë ende punë për tu bërë nga dy ekipet negociuese dhe mendoj se duhet t’u japim kohë dhe hapësirë ​​ për ta përfunduar atë punë”, tha ai.

Ndërkohë, kryenegociatori i BE për Brexit Michel Barnier ka thënë se elementët kryesorë të tekstit të marrëveshjes së daljes janë gati për tu paraqitur në kabinetin e Mbretërisë së Bashkuar të marten.

Barnier u tha ministrave të 27 shteteve anëtare të BE-së se “parametrat e një marrëveshjeje të mundshme janë shumë të përcaktuara”, por megjithatë kërkojnë miratimin politik.

“Edhe gjatë kësaj fundjave negociatorët punuan pa u lodhur për të arritur një marrëveshje,” iu tha Barnier ministrave, sipas një dëshmitari. “Deri tani, kjo marrëveshje ende nuk është arritur”.

Megjithatë ai shtoi: “Në bazë të përpjekjeve tona të përbashkëta, parametrat e një marrëveshjeje të mundshme janë shumë të përcaktuara. Kabineti do të takohet nesër për të shqyrtuar këto parametra. Ne jemi në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm. Komentet nga ana ime mund të shfrytëzohen nga ata që duan që negociatat të dështojnë “.