MENU
klinika

Flet Kryeministrja e Serbisë

Brnabiç: Marrëveshja me Kosovën e vështirë

15.11.2018 - 11:23

Kryeminstrja serbe Ana Brnabiç e cilëson si të vështirë gjetjen e një kompromisi me Kosovën.

Brnabiç u shpreh qartë për një kompromis, por vuri në dukje se ai kërkon lëvizje të pozivioneve nga të dyja palët.

Kompromisi është diçka e arritur mes dy palëve. Por nëse dikush insiston që Kosova është e pavarur dhe Serbia duhet ta pranojë këtë, atëherë kjo nuk do të ndodhë, sepse Beogradi do të vazhdojë të këmbëngulë që Kosova është pjesë e Serbisë“, tha Brnabiç.

Ajo e pranoi se konflikti i ftohtë nuk është zgjidhje, por e paraqiti si shumë të vështirë gjetjen e një kompromisi. Brnabiç shprehu shqetësim se nëse nuk arrihet kompromisi për Kosovën, Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, Serbia tashmë ka plotësuar 85 përqind të kërkesave të katalogut të reformave të BE-së.

Nga gjithsejt 35 kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, 14 janë hapur deri tani, prej të cilave dy janë mbyllur përkohësisht. Por Brnabiç shpreson që deri në fund të vitit të hapen edhe shtatë të tjerë. /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë