MENU

Arti pamor shqiptar

Bukuria shqiptare me ekspozitë artistike në Vjenë

09.11.2018 - 12:51

Vjena kanë qenë vendi i mikpritjes dhe i ngritjes së karrierrës të kulturës ndërkombëtare dhe të shumë shqiptarëve.

E hapur ndaj çdo artisti dhe vizitori që do të mrekullohet me të, Vjena fton në të katër dyert e saj gjithmonë miq dhe artdashës.

Adhurues dhe pasionantë të një vendi të mrekullueshëm, ku çdo cep hedh një sfidë arti si dorashkë trotuari, vienezët dhe çdo i apasionuar gjejnë një mundësi më shumë për t’u promovuar. Së fundmi këtë dorashkë sfide dhe kënaqësie e kanë marrë shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Vjena flet dhe sheh shqip nëpërmjet artit pamor me ekspozita nga Kosova, Maqedonia.

Të martën në 7 nëntor janë hapur dyert për ekspozitën e përbashkët me profesorët shqiptarë të artit pamor Saranda Kika-Bahtiri nga Prishtina dhe Melik Arsllani nga Gostivari i Maqedonisë. Të dy sollën krijimtari të pasur në arteve pamore.

Dhunti e pasion, talent u përcoll përmes pikturave shqiptare në syrin e artdashësve. Saranda vjen pas 50 ekspozitave grupore brenda dhe jashtë Kosovës.

Ajo është e diplomuar në 2004 për arte dhe me studime Master në 2007 në Universitetin e Prishtinës.  Sarandës i pëlqejnë pejizazhet, arkitektura urbane, pastërtia, qetësia. Që nga viti 2006 ligjëron si profesoreshë e artit në Universitetin ‘’Isa Boletini“ në Mitrovicë.

Me anë të një abstraksioni të fuqishëm në kontraste të forta ngjyrash ajo derdh këtë shpërhapje të larmishme të një harmonizimi të brendshëm në piktura. Kuratori Ilir Muharimi shprehet se te bota artistike e përcjellë e Sarandës bie në sy e kuqia dominante në këtë përzierje shumëllojshmëri ngjyrash që  do të tregojë një mesazh të fortë ekspresivietin të saj.

Melik Arsllani prezanohet pas disa ekspozita kolektive dhe personale. Për të në ekspozitë shprehen Jëlldëz Asani, historiane e artit dhe profesori dhe shkrimtari Salajdin Salihu duke i dhënë një portret të ndërgjegjshmes së artistit nëpërmjet veprës së tij të prezanuar në galeri.

Lirika e botës së brendshme të tij shpallet shpërfaqshëm nga dëshira për vendin e tij. Në kompozimet e tij ka doza të theksuara gjenialiteti që shfaqen nga shpirtërorja e Arsllanit, nga dimesionet midis hapësirës dhe kohës, nga një larmi ngjyrash që përcjellin shlodhje dhe njëkohësisht gjallëri, dramacitet, gjallëri, shkëlqim, dinamikë dhe një emocion të begatshëm si zbulim i ekzistencës së tij.

Karakteristikë e tij është se ai ka krijuar piktura që shikohet nga afër dhe nga larg, këtu ai është mjeshtër në penelatë, shprehet Salajdin Salihu për mediat. Ai shprehet kështu si mënyrë kur i sheh në distancë dhe në deshifrim mesazhesh që japin ato.

Kurse përjetimi i toneve dhe volumeve të ngjyrave sipas Jëlldëz Asani ka një gërshetim të ngrohtë dhe të përkujdesur.

Ai u diplomua në Fakultetin e Arteve në vitin 1994, studimet Master i kreu në 1998 në Prishtinë dhe është profesor në Universitetin e Tetovës, në degën e Arteve. Sigurisht që nuk mund të mungonin dhe artadësh bashkëatdhetarë të tyre që e ndoqën me interes.

Ekspozita në Galerinë ”Contemplor” do të jetë e hapur deri më 14 nëntor 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt