MENU
klinika

Berat Gjimshiti

“Cana na mungon, e vështirë ndaj Skocisë”

13.11.2018 - 14:17

Ka shënuar golin e parë ne Serie A, për më tepër ndaj Interit, duke mbuluar fort Icardin që mos shënon dhe tani Berat Gjimshiti vjen në Kombëtare me plot adrenalinë, për të dëshmuar se sa i rëndësishëm është formacionin kuqezi.

Goli i parë në Serie A – “Është një moment i bukur personalisht, nuk di të them nëse është më i miri. Gjithmonë vij për maksimumin, pak rëndësi ka nëse shënoj gol apo jo”.

Ekip memec– “Pyetja është për Izraelin, bëmë një ndeshje të mirë dhe nuk e merituam humbjen. Nuk patëm fat. Te goli i parë ishim si në akull, erdhi shumë shpejt. Nuk e pritëm që portieri të gjuante aq larg. Gabuam të gjithë, gjë që ndodh”.

atalanta inter gjimshiti
atalanta inter gjimshiti

Autogoli me Skocinë – “Nuk ishte autogol kur godet dikush në portë. Nuk e di a do luaj apo do shënoj. Vendos trajneri. Nëse jam në fushë provoj të jap më të mirën. Fillimisht duhet të mbroj, pastaj nëse kam mundësinë të shënoj, pse jo”.

Icardi? – “Është e vështirë t’i markosh gjithë sulmuesit, jo vetëm Icardin. Ka sulmues shumë të mirë në Itali dhe në kombëtare. Është psikologjike që do të japësh maksimumin e të mos e lejosh të shënosh sulmuesin kundërshtar”.

Mungesa e Canës – “Mungon, por duhet të shohim përpara. Futbolli është diçka që ecën shpejt. Nuk duhet të shohim pas, por gjithkush të japë më të mirën”.

Mbrojtja me tre – “Luajtëm me Jordaninë, kemi disa lojtarë që kanë luajtur me atë sistem. Nuk mendoj se do jetë problem. Trajneri është ai që vendos”.

Problemi i Shqipërisë? – “Mbrojtja bëhet me gjithë ekipin, jo me tre apo katër. Gabimet ishin personale me Izraelin dhe na kushtoi”.

Çfarë duhet ndryshuar? – “Me Skocinë është një ndeshje e vështirë. Ata luajtën më mirë atje, tani luajmë në Shqipëri dhe kemi rastin të tregojmë vlerat tona. Në fund do arrijmë atë që duam, po luajtëm si skuadër. E dimë se jemi të fortë, po luajtëm të bashkuar”.

Berat gjimshiti

Mesazhi – “Tifozët na kanë mbështetur, edhe në Skoci ishin. Shpresojmë të jenë dhe të na mbështesin edhe ndaj Skocisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN