MENU
klinika

Detajet

Cërrik/ Arrestohet kryeinfermierja për korrupsion

01.11.2018 - 09:59

Policia e Elbasanit ka ndaluar një 50-vjeçare me detyrë kryeinfermiere pranë Shtëpisë së Mbështetur “JETA” në Cërrik, në varësi të Spitalit Psikiatrik Elbasan.

Në pranga ka përfunduar Shpresa Tollumi, pasi akuzohet për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Raportohet se kryeinfermierja i ka marrë 100 mijë lekë të vjetra një qytetari për ta nxjerrë në Kemp.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u ndalua shtetasia: Shpresa Tollumi, 50 vjeçe, banuese në fshatin Bujaras, Elbasan.

Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokopisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN