MENU
klinika

Dietë

Çfarë duhet të hanë pacientët me lupus?

28.11.2018 - 19:29

Lupus është sëmundje autoimune në të cilën sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat dhe indet e shëndetshme. Ju duhet të hani ushqime të balancuara dhe të shëndetshme, ushqime që minimizojnë inflamacionin. 

“Nuk ka diete specifike për lupus, por dieta në stilin e Mesdheut është afër asaj që është më ideale”, thotë Sotiria Everett, RD, profesor klinik në Departamentin e Familjes, Popullsisë dhe Mjekësisë Parandaluese në Ston Brook School of Medicine në Nju Jork.

“Ju duhet të hani një dietë që përmban pak yndyrë dhe sheqer dhe ka shumë fruta dhe e perime. Ju duhet të merrni proteina nga peshqit dhe të hani shumë fasule e bishtajore, sepse ata janë të pasura me fibra, vitaminë B dhe hekur.

Një dietë e pasur me perime jep më shumë energji dhe bën të ndiheni të fortë dhe të shëndetshëm. 

Peshku, sidomos salmoni dhe toni përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat janë të rëndësishme sepse ndihmojnë në luftimin e inflamacionit.

Omega-3, të cilat janë gjithashtu në dispozicion si shtesa ushqyese, mund të zvogëlojnë rrezikun tuaj për sëmundje të zemrës. Veçanërisht është ushqim i rëndësishëm për gratë me lupus sepse ato kanë të paktën dyfishin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës krahasuar me gratë që nuk kanë lupus, sipas një studimi të publikuar në gusht të vitit 2013.

Lakër dhe hudhër, të dyja këto ushqime përmbajnë substanca që rrisin sistemin tuaj imunitar, të cilat ju duhet t’i përdorni nëse keni lupus. “Unë do të rekomandoj që të përdorni më shumë hudhra”, thotë Everett.

“Ju gjithashtu duhet të bisedoni me mjekun tuaj para se të përdorni ndonjë shtojcave dietike ose bimore”.

Një gotë e vogël verë e kuqe është një burim i mirë dhe antioksidant nga i cili përfiton shëndeti i zemrës, por pije alkoolike të rënda dhe me sheqer janë kalori mund të rrisin rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës”, thotë Everett.

Një gotë në ditë për gratë dhe dy gota në ditë për meshkujt. Konsideroni këshillën e Goldman Foung: “Ndryshimi i dietës suaj për lupusin nuk dotë thotë të kufizosh ose të komplikosh jetën tënde.

Me qëndrimin e duhur në ushqimet e dëmshme për këtë sëmundje dhe gatishmërinë për të ngrënë më të mirat që i nevojiten organizmit, mund të çojë në një ekzistencë më të këndshme dhe më të shëndetshme”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN