Ka një shaka që po qarkullon këto ditë në Port Moresby, kryeqytetin e Papua Guinea e Re, këto ditë për mënyrën se si kinezët ranë dakord për të financuar ndërtimin e bulevardit kryesor të qytetit.
Në një udhëtim të kohëve të fundit në Pekin, Kryeministri i Papua New Guinea i tha Presidentit kinez se sa ai donte një rrugë të madhe dhe të gjerë që kalonte përmes qendrës së kryeqytetit Port Moresby.
“Nuk ka problem”, vuri në dukje Presidenti kinez. “Vetëm më tregoni një gjë. A duhet të jetë mjaft e gjerë që tanket të lëvizin rregullisht, si rrugët tona?”
Ka shumë nga këto lloj anekdotash për investimet kineze në Port Moresby këto kohë, dhe kjo shaka tregon sesa shumë po rritet ndikimi i Kinës aty.
Duke ecur vërdalë në Port Moresby, sheh që rrugët, madje edhe stacionet e autobusëve janë ndërtuar me para kineze.
Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti të enjten për një vizitë shtetërore përpara samitit. Por interesi i Kinës këtu nuk është i ri. Në dekadën e fundit, shkalla e ndihmës dhe investimeve kineze në të gjithë Paqësorin është rritur ndjeshëm, siç tregojnë studimet e fundit të Institutit Lowy. Ndihma e Kinës në Guinea e Papua Guinea (PNG) arriti në 20.83 milion dollarë në vitin 2016. Një vit më vonë, kjo vlerë ishte tre herë më e madhe.
Papua Guinea e Re është anëtari më i varfër i Apec (Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor) dhe rreth 40% e popullsisë jeton me më pak se $ 1 në ditë, sipas OKB. Australia ka investuar historikisht në fusha si arsimi dhe trajnime për qeverisje më të mirë.
Kina ndërkohë po investon në infrastrukturë. “Kina na ka ndërtuar rrugë, ura dhe ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë,” thotë drejtori ekzekutiv i Këshillit të Biznesit të Papua New Guinea, Douveri Henao. “Dhe jo vetëm këtu, në të gjithë Paqësorin”.
Të gjitha janë pjesë e Iniciativës së Brezit dhe Rrugës së Kinës, një program multimiliard dollarësh që synon lidhjen e Kinës me pjesën tjetër të botës nëpërmjet tregtisë dhe investimeve.
Por kritikët thonë se problemi me paratë kineze është se nuk ka transparencë në mënyrën se si fondet shpërndahen dhe ku shkojnë. Shpesh ka edhe projekte të panevojshme dhe të kota, ndërkohë që paratë mund të përdoren për nevoja të tjera më të ngutshme në vend si kujdesi shëndetësor.
Ka arsye ekonomike dhe diplomatike pse Pekini po investon në Paqësor. Papua Guinea e Re për shembull është shtëpia e shumë resurseve natyrore duke përfshirë minerale të rralla.
Jonathan Pryke, i Institutit Lowy thptë “Frika e madhe e vendeve si Australia dhe SHBA është se loja e fundit e Pekinit është krijimi i një baze ushtarake të përhershme diku në Paqësor në njëzet ose tridhjetë vitet e ardhshme”.
Papua Guinea e Re është vetëm disa mijëra kilometra nga Guam, një bazë amerikane.
Një raport i fundit nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes mbi fuqinë ushtarake të Kinës nxjerr në pah se ushtria kineze do të dëshirojë “të demonstrojë aftësinë për të goditur SHBA dhe forcat aleate dhe bazat ushtarake në Oqeanin Paqësor perëndimor, përfshirë edhe Guamin “.
Shumica e analistëve, përfshirë Pryke nga Instituti Lowy, nuk besojnë se kjo do të ndodhë.
Por mjafton një kërcënim për të bindur amerikanët dhe australianët të kenë më shumë vëmendjen nga Paqësori.
Kjo është arsyeja pse nuk do të jetë vetëm Kina në Papua New Guinea këtë javë. SHBA, Australia dhe Japonia ka të ngjarë të vijnë me dhurata kur ata të vizitojnë Port Moresby.
Papua Guinea e Re është tani fushëbeteja e fundit për të fituar ndikim ekonomik dhe politik mes Kinës dhe Perëndimit.