MENU
klinika

Përmbledhja e takimit

Çfarë ndodhi në takimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë?

26.11.2018 - 16:57

Qeveria e Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Shqipërisë kanë zhvilluar në Pejë mbledhjen e pestë të përbashkët, në të cilën janë diskutuar tema të rëndësishme të marrëdhënieve mes të dy vendeve, ku janë nënshkruar marrëveshje, protokolle dhe memorandume nga ministritë përkatëse me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Në fillim të mbledhjes së përbashkët, e cila u hap me fjalët e kryeministrave, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama, u theksua nevoja e arritjes së marrëveshjeve të reja dhe intensifikimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura me herët të cilat do të jenë në funksion të lehtësirave të ndryshme për bizneset e të dy vendeve.

Në fjalën hyrëse, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se nëshkrimimi i nëntë marrëveshjeve dhe protokolleve do të bëjë unifikimin e ekonomive tona.

Çfarë ndodhi në takimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë? konica.al

Jam i lumtur për të arriturat ë këtij takimi të përbashkët dhe jam i bindur se mundësia që të nënshkruajmë nëntë marrëveshje dhe protokolle, do të qojë në një të ardhme të afërt deri në unifikimin e ekonomive tona dhe jo vetëm kaq. E di që populli i Kosovës dhe ai i Shqipërisë presin më shumë nga ne dhe nga këtu do të vazhdojmë pandalshëm me punët që na presin, që janë të shumta dhe sfiduese. Me punë dhe zhvillim, ne e nderojmë sakrificën për liri të të gjithë brezave dhe vetëm me punë e zhvillim do të marrim respektin e të gjithëve”, tha Haradinaj.

Ai tha se Kosova çdoherë ka llogaritur në Shqipërinë.

Në planin rajonal, iu kemi kushtuar bashkëpunimit të ndërsjellë me të gjitha vendet, mirëpo po ashtu kemi qëndruar në të drejtën tonë. Por, ajo që e shquan Kosovën, është rreshtimi me SHBA-në, si një faktor prijës botëror dhe me aleatët tanë strategjik. Shqipëria, çdoherë ka mundur të llogarisë në Kosovën dhe çdoherë ka të drejtë të llogarisë në të, por edhe Kosova çdoherë ka llogarit në Shqipërinë, e kjo është dëshmuar vitin 1999, në ditët më të vështira të jetës sonë si komb”, ka shtuar ai.

Çfarë ndodhi në takimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë? konica.al

Në fund, Haradinaj tha se “Kosova është dhe do të jetë e popullit të vet, Kosova është e kombit tonë dhe aleatëve”.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij para përfaqësuesve të të dy qeverive tha se Kosova për Shqipërinë është një shtet i pavarur

Për Shqipërinë, Kosova është një shtet i pavarur, sovran, i barabartë me të ngjashmit e tij, nën një regjim kushtetues demokratik dhe liberal, garancia dhe qenësia e normalizuar e të cilit është çelësi i stabilizimit përfundimtar dhe i ndërlidhjes rajonale në një pikëpamje afatgjatë. Për Kosovën, përveç së qenuri sentimentalisht shëmbëlltyra referencë e kombndërtimit të saj, Shqipëria është shteti natyralisht më i prirur për bashkëpunim dhe më i interesuar për suksesin e Kosovës, pas lindjes se saj si shprehje e një drejtësie të munguar”, tha Rama.

Çfarë ndodhi në takimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë? konica.al

Ai tha se vonesat e integrimit të Kosovës janë dekurajuese për partnerët në rajon.

Vonesat në procese si INTERPOL, më së fundi janë shfaqje dekurajuese për qasjen e partnerëve potencialë në këtë rajon, që mjerisht ende gdhihen dhe ngrysen me mendësi dhe instrumente konfliktualiteti, por edhe me skema frikërash dhe makthesh të sforcuara, për tu viktimizuar në sytë e botës, ndërkohë që viktima, Kosova, ka shfaqur qysh në krye të herës vullnetin për ta kapërcyer të shkuarën përmes një dialogu të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, dialog, i cili, hiri i të vërtetës e do të thuhet, nuk është gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë nga ana tjetër”, tha ai.

Tutje, Rama shtoi se Kosova ka bërë përparim në rrafshin rajonal, veçanërisht me dialogun me Serbinë.

Kosova ka treguar se është absolutisht në gjendje të luajë rolin e saj ndërkombëtar, qoftë edhe në negociata, qoftë edhe me vende që dakordësitë drejt konsensusit i nënshkruajnë me dorën e djathtë, për t’i grisur më pas me të majtën, pa u tharë ende boja. Kosova ka bërë përparim thelbësor në rrafshin rajonal, duke marrë presidencën e radhës në Fondin e Ballkanit Perëndimor dhe në Procesin Bashkëpunimit për Evropën Juglindore (SEECP). Po ashtu, roli i saj është dëshmuar të jetë substancial edhe në angazhimet të tjera rajonale. Sigurisht dhe këtu duhet thënë hapur dhe drejtpërdrejtë, ne nuk mund veç të konstatojmë se në dialogun me Serbinë, Republika e Kosovës ka përparuar, duke ditur të bëjë lëshimet që i gjykon të nevojshme, duke iu përmbajtur parimeve të reciprocitetit dhe sovranitetit, por duke mos e marrë mbrapsht atë që i takon”, shtoi Rama.

Çfarë ndodhi në takimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë? konica.al
Çfarë ndodhi në takimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë? konica.al

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, tha se duhet të shkojnë drejt një unifikimi doganor dhe se tarifa prej 100 për qind është një kundërpërgjigje politike dhe se ky vendim është irracional në kushte normale.

E pra, ja se si në këtë kontekst kaq te posaçëm goditjesh te vazhdueshme pas shpine ndaj Kosovës nga ana e fqinjit të madh, merr edhe shpjegimin tarifa 100 për qind për produktet serbe. Një vendim irracional në kushte normale, por krejt normal në kushte irracionaliteti, si ato që përvijon vijimisht qasja e dyfytyrtë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100 për qind si vendim ekonomik, gabon. Jo, tarifa 100% është reagim politik. Reagim politik ndaj ekseseve të vazhdueshme të një sjelljeje suprematiste të Serbisë ndaj Kosovës”, u shpreh Rama.

Ai tha se pengesat rajonale, veçanërisht nga Serbia kundrejt Kosovës duhet të janë në gjuhën e Parlamentit Evropian.

“Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Qeverisë së Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd, deri në 2 të natës, me anë të të dërguarve të Evropës i kërkonin të hiqte fjalën ‘Republika e Kosovës’ nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët ku edhe Kosova ishte e pranishme me vullnetin e mirë për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët në rrugën e pajtimit dhe të bashkëpunimit rajonal. What the fuck!, do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian”, tha ai.

Rama premtoi se brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ketë zero barriera.

Zero tarifa dhe zero barriera jotarifore brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse jemi këtu, jemi këtu për të bërë këtë e duhet ta bëjmë e nuk kemi nevojë të mblidhemi edhe njëherë. Jemi mbledhur pesë herë, sot është koha për të vënë tarifa 100 për qind në veri dhe për të pasur tarifa zero në jug të Kosovës”, premtoi Rama.

Kosova dhe Shqipëria së shpejti pa roaming konica.al
Kosova dhe Shqipëria së shpejti pa roaming konica.al

Kryeministri shqiptar, tha se pika e unifikuar doganore e Morinës do të lehtësoj qarkullimit të njerëzve e mallrave mes dy shteteve.

Pika e unifikuar kufitare e Morinës dhe lehtësimi total i qarkullimit të njerëzve e mallrave mes dy shteteve është hapi që ne do ta hedhim. Unifikimi i gjithë të dhënave të sistemeve tona të përbashkëta për hyrjen në kufijtë e Kosovës dhe në kufijtë e Shqipërisë, në funksion të kufirit të Kosovës dhe të Shqipërisë, është detyra që duhet ta marrin dhe ta kryejnë të dy ministritë e Brendshme. Të dhënat për të gjithë personat që hyjnë e dalin, duhet të jenë të dhëna në perimetrin e jashtëm të Kosovës dhe të Shqipërisë. Brenda perimetrit duhet të funksionojmë si një kufi pa kufi. Shëndet dhe jemi gati t’i presim të gjithë ata që janë të shqetësuar t’ua shpjegojmë si është kjo punë”, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në fund, i pari i ekzekutivit shqiptar, tha se i duam që të dy shtetet të janë të integruara në Bashkimin Evropian.

Fytyra jonë është kuq e zi dhe me fytyrën tonë kuq e zi, ne jemi gati t’i qëndrojmë përballë të gjitha sfidave kuqezi që janë sfida të përbashkëta për të rritur ekonominë, prosperitetin e për të garantuar ardhmërinë e kombit tonë, e kombit tonë shqiptar me dy shtete. Dy shtet që i duam të integruara në Bashkimin Evropian, dy shtete që i qëndrojnë të gjitha parimeve të të drejtës ndërkombëtare dhe i qëndrojnë të gjitha amaneteve të të parëve tanë. Të parët tanë i kemi të përbashkët, dy shtete që nuk kanë ndërmend të mbeten si vrima e fundit e kavallit në historinë e lodhshme të muzikës së këtij kontinenti, qoftë në Bruksel, qoftë në Beograd”, ka përfunduar Rama.

Çfarë ndodhi në takimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë? konica.al
Çfarë ndodhi në takimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë? konica.al

Pas përfundimit të mbledhjes, u zhvillua ceremonia solemne e nënshkrimit të nëntë marrëveshjeve në ndërmjet dy qeverive.

– Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin, nxitjen e biznesit dhe të informimit të diasporës.

– Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

– Protokolli për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë në mes të Ministrisë së Financave të Kosovës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë.

– Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhëniet me institucionet financiare ndërkombëtare.

– Marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të Shqipërisë dhe Kosovës.

– Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e rinisë.

– Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës për Bashkëpunim në fushën e shëndetësisë.

– Protokolli ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, për njohjen e bilaterale dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fito sanitare që do të shoqërojnë ngarkesat e kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore dhe produktet bimore gjatë importit, eksportit dhe tranzitit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

– Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Pronësinë Industriale të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë.

Por si është pritur ky takim nga Beogradi?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk e ka pritur mirë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.

Vuçiç e ka cilësuar hipokrizi takimin në Pejë, në një kohë kur sipas tij Kosova ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnja e Hercegovina, në anën tjetër me Shqipërinë po tenton të heq kufijtë dhe taksat për mallrat e Kosovës.

Çfarë ndodhi në takimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë? konica.al
Çfarë ndodhi në takimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë? konica.al

Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiç.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se është koha për të vënë tarifa 100 për qind në veri dhe për të pasur tarifa zero në jug të Kosovës, mediat në Serbi e komentojnë si provokim.

Përndryshe, ky është takimi i pestë i përbashkët i të dy qeverive. Për herë të parë takimi u mbajt në Prizren në vitin 2014 dhe një vit më vonë takimi i dytë u mbajt në Tiranë, ku takimi tretë u mbajt në Prishtinë dhe vitin e kaluar u mbajt në qytetin e Korçës. /Konica.al/