MENU
klinika

Kultura shqiptare

Çfarë suprizash do të sjellin Çmimet Kult?

21.11.2018 - 12:16

Në një traditë që nga viti 2005, edhe sivjet, si çdo vit do të ndahen Çmimet Kult për krijimtarinë artistike të personaliteteve shqiptare në fushën e artit dhe të kulturës.

Akademia Kult është një organizëm që vlerëson për çdo vit krijuesit dhe interpretuesit, ideuesit në fushën e artit, konkretisht në fushën e filmit, artit pamor apo muzikës.

Kjo mbrëmje do të zhvillohet në datën 21 nëntor të mërkurën në orën 20:00 te salla e eventeve në Katedralen Ortodokse në Tiranë.

 

Në këtë mbrëmje Gala unike tek salla e kulturës, që do të jetë e mbushur mes yjeve të fushave të muzikës, teatrit, filmit, librit dhe artit pamor si dhe emra të rinj në kulturë që do të kenë supriza në shumë çmime, të cilat do të ndahen në këtë mbrëmje kulturore.

 

Edhe për këtë vit prurjet do të jenë të rëndësishme në lëmin e kulturës moderne kombëtare, që nga Aktori i vitit, Aktorja e vitit, Filmi Kult, Regjia e Teatrit, Instrumentisti i vitit, Balerini i vitit, Kënga e vitit, Libri Artistik i vitit, Libri studimor i vitit, Përkthimi i vitit, Arti pamor i vitit, Instrumentistit të vitit.

Kush janë kandiduar për këtë vit nga kjo akademi? Janë zëra të njohur dhe të rinj në fushën e artit që duan një karrierë të pasur artistike, ku mund të përmendim: Florian Vlashi, Joneli Golemi, Merita Rexha Tërshana, Klajdi Sahatçi dhe Jonian Kadesha.

Në garën për balerinën/in e vitit janë: Ledia Sulaj, Adela Muçollari, Ervis Nallbani, Rovena Shqevi, Elton Merja, Anxhelo Muçollari. Theksojmë se në këto kategori ka emra që janë për të disatin vit të kandiduar.

Kurse në kategorinë e këngës ka emra të njohur për publikun si Elton Deda me këngën “Fjalët”, Elhaida Dani me këngën “E ngrirë”, Anxhela Peristeri me këngën “E çmendur”, Miriam Canit dhe Alban Skënderajt me këngën “Dhurata”, Aurela Gaçe me këngën “S’mundem”, Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në hapësirën shqiptare dhe një reze drite për të promovuar kulturën që sa vjen e zbehet në shoqëri. Është një event që nuk duhet të mungoni.

Për të gjithë ato që dëshirojnë ta ndjekin drejtë përsëdrejti këtë event të madh, biletat mund t’i gjeni në www.myticket.al.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit