MENU
klinika

Nga Sali Mehmeti

Çfarë tha një turk në 1913…

28.11.2018 - 16:29

«.. të gjithë delegatët me një za, venduan që Shqipëria me sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme»

Urime Dita e Indipendencës shqiptare

Respekt i përshpirtshëm për krejt ato mendje e zemra që vendosën me e ba politikisht Shqipnin’.

Atyne që e lanë xhyben e osmanizmit, lanë karrierat në Stamboll dhe iu bashkuen idesë me e kriju nji Shqipni në rrethanat e të pamundshmes.

dita e pavaresise-konica.al

Nji osmanli i kohës, Hüseyin Kazım Kadri mallkonte shqiptarët pse e lanë Turkinë dhe e zgjodhën Shqipninë: «Mallkue kofshin ata të poshtër që e tradhtuen vatanin e vet» (Lanet o alçaklara ki kendi vatanlarina ihanet ediyorlar).

Me 1913, Mehmet Akif Ersoy shpërthente me bigotrinë kundër gjithçkaje shqiptare: «Çka na qenka Shqipnia?

A ka vend për të në sheriat? Me e përparue nji popull tjetër âsht haram…» (Arnavutluk ne demek? Var mı şerîatte yeri? Küfr olur, başka değil, kavmini sürmek ileri!).

E paçim Shqipninë sa jeta!