MENU
klinika

Can Yaman

“Çmendi” femrat turke, zbulohet e dashura e aktorit shqiptar

08.11.2018 - 20:51

Pak ditë më parë, Can Yaman, aktori me origjinë shqiptare, i cili karrierën e tij e vazhdon në Turqi, në vendin e tij të lindjes, u zgjodh si mashkulli me seksi në këtë shtet.

Ai ka lindur në Stamboll, por origjinën e ka nga Kosova. Pati shumë spekulime se ka nisur një lidhje dashurie me Demet Ozdemir, vajzën që po xhiron filmin “Erkenci Kus”, por dolën të gabuara.


E dashura e shqiptarit që po çmend Turqinë është Elif Tutarkaban. Pasi përfundoi Universitetin e Administrimit të Biznesit, ajo filloi të punonte në bankë.

Njohja e saj me Can është realizuar falë aksesorëve. Që prej vitit 2016, Elif ka stiluar aksesorë të ndryshëm, të cilat Can i ka përdorur për rolin e tij në filma.