MENU
klinika

Konfirmohet data

“Creed II” bën bashkë Rocky Balboa dhe Ivan Drago

05.11.2018 - 22:38

“Creed II” bën bashkë Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren. Së fundmi është publikuar një pjesë e shkurtër nga filmi, vazhdim i dramës së boksit nga viti 2005 që ishte një ‘spin-off’ nga filmat për Rocky Balboan.

Steven Caple është regjisori, ndërsa për skenarin janë angazhuar Cheo Hodari Coker dhe Ryan Coogler. Ylli kryesor, Rocky Balboa (që portretizohet nga Sylvester Stallone) në këtë film paraqitet si trajner i Adonis Creed (të cilin e luan Michael B. Jordan). Aadonis është djali i Apollo Creed, kundërshtarin më të madh të Rockyt, i cili më vonë u bë miku i tij më i mirë.

E veçanta e ngjarjes në këtë film është edhe takimi ndërmjet Ivan Dragos (që e luan Dolph Lundgren) dhe Rocky Balboas. Creed do të përballet me djalin e Dragos, Viktor Drago, të cilin në film e portretizon Florian Munteanu.

kolana e librave

Ka kohë që Stallone ka njoftuar se filmi i ri do të dalë gjatë vitit 2018, ndërsa tashmë lajmi është konfirmuar dhe është caktuar data 21 nëntor për fillimin e shfaqjes nëpër kinematë amerikane.