MENU
klinika

Nuk do të kthehet më?

Cristiano Ronaldo mbetet jashtë Portugalisë

08.11.2018 - 14:34

Edhe pse u raportua se Cristiano Ronaldo mund të jetë pjesë e skuadrës së kombëtares së Portugalisë për ndeshjet e radhës, ai nuk është përfshirë në listën që u publikua sot nga trajneri Fernando Santos.

Portugalia do t’i zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit nëntor, që të dyja në kuadër të Ligës së Kombeve. Portugezët do të përballet me Italinë për ndeshjen e parë, ndërsa vetëm tri ditë më vonë do ta presin në shtëpi Poloninë.

Italianët duhet ta fitojnë ndeshjen ndaj skuadrës së Fernando Santos nëse duan që të vazhdojnë deri në play-off të këtij turneu. Për këtë ndeshje në fillim spekulohej se ylli i Juventusit do të kthehet në Kombëtare.

juventus parma ronaldo
juventus parma ronaldo

Skuadra e Portugalisë për ndeshjet kundër Italisë dhe Polonisë:

Portierët: Rui Patricio, Beto, Claudio Ramos;

Mbrojtësit: Cedric Soares, Joao Cancelo, Jose Fonte, Luis Neto, Pepe, Ruben Dias, Mario Rui, Raphael Guerreiro;

Mesfushorët: André Gomes, Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Joao Mario, Pizzi, Renato Sanches, Ruben Neves, Ëilliam Carvalho;

Sulmuesit: Bernardo Silva, Bruma, Gonçalo Guedes, Rafa, André Silva, Eder.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN