MENU
klinika

Antarësimi i Kosovës

Daçiç: Po paguhen para që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL

05.11.2018 - 16:22

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë sot se është pothuajse e sigurt se Kosova nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e INTERPOL-it.

Siç shkruan Tanjug, mesazhi i Daçiçit për institucionet në Kosovë është që më mirë të mos aplikojnë për anëtarësim në INTERPOL, sepse sipas tij, do të përjetonin një debakël.

Kjo gjë, siç ka thënë tutje, nuk do të ndodhë edhe pavarësisht të presionit që po u bëhet vendeve të ndryshme për ta votuar anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar.

“Presionet janë jashtëzakonisht të fuqishme me mbështetjen e vendeve perëndimore dhe islamike”, citohet të ketë thënë ai.

Dhe si gjithmonë, pretendimet e Daçiçit nuk ndalen me kaq.

Ai ka shtuar gjithashtu se shqiptarët po shqyrtojnë mundësinë që delegacioneve që nuk kanë para, tua paguajnë edhe shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimin në Dubai. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN