MENU
klinika

Ministri i ri

Dekretimi i Lleshit/ Meta: Do bëj gjënë e duhur!

02.11.2018 - 20:27

Ilir Meta foli sot në lidhje me vendimin e presidentit për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër të ri të Brendshëm.

Në emisionin “Fakt”, Presidenti është shprehur se do të marrë kohën e duhur.

Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur. Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet.

Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri.

Di të marr vendimet e mia, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh,” tha Meta.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”