Këngëtarja e famshme, Demi Lovato nuk po kalon një periudhë të mirë në jetën e saj. Këngëtarja për pak sa nuk humbi jetën më 24 korrik për shkak të një mbidoze, ndërsa që prej asaj periudhe iu nënshtrua rehabilitimit.
Demi Lovato është fotografuar për herë të parë jashtë qendrës së rehabilitimit dhe ajo që ka bërë më shumë përshtypje është se ka qenë nën shoqërinë e një mashkulli misterioz.
Këngëtarja u “kap mat” nën shoqërinë e djalit, ndërsa u fotografuan duke mbajtur duart dhe duket qartë që po e shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.
Megjithatë, mediat rozë kanë zbuluar identitetin e djalit dhe raportohet se ai është stilisti Henry Levy. Ai themeloi markën “Enfants Riches Deprimes” në vitin 2012.