MENU
klinika

Vrasja në ish-Bllok

Detaje të reja/ Arma ishte përdorur në një tjetër plagosje

05.11.2018 - 18:01

Të dhëna të reja kanë dalë nga dosja e Prokurorisë për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok.

Aty renditen disa akte ekspertimi, kryesisht balistike, një prej të cilave konfirmon se një gëzhojë e gjetur në vendin ku u vra Fabian Gaxha, është shkrepur nga një armë, që është përdorur edhe në një tjetër ngjarje në Tiranë.

“Akt nr. 10643, datë 09.10.2018, ekspertimi balistik krahasues, konkluzion: Një gëzhojë me markerimin ‘Geco 9 mm Luger’ e sekuestruar në këqyrjen e vendit të ngjarjes së vrasjes së shtetasit Fabian Gaxha, si edhe plagosjes së shtetasve Eljon Hato dhe Ervis Martinaj, në Tiranë më datë 04.10.2018, është qitur nga e njëjta armë zjarri që ka qitur tre gëzhoja (nga 6 gjithsej) të sekuestruar në ngjarjen ‘Konflikt në loto sporti’, ndodhur në Tiranë, më datë 26.09.2017”.

vrasja ne bllok-konica.al
vrasja ne bllok-konica.al

Bëhet fjalë për një përplasje me armë të ndodhur në rrugën “Bardhyl”, në kryeqytet, për të cilën është arrestuar një shtetas dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Për këtë ngjarje, Policia e Tiranës pati arrestuar shtetasin Sandër D. 38 vjeç, (i dënuar më parë), i cili është kapur në flagrancë në vendngjarje me armë zjarri të llojit “Beretta”.

Ndërsa u shpall në kërkim pronari i lokalit loto sporti, shtetasi K.S., 44 vjeç, banues në Tiranë.

“Këta dy shtetas më datë 26.09.2017, rreth orës 22:10, në rrugën ‘Bardhyl’, në lokalin (baste sportive në pronësi të shtetasit K.S.) janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit G.S., 35 vjeç, E.O., 35 vjeç (i dënuar më parë), Sh.F., 32 vjeç, E.B., 36 vjeç dhe O.Xh., 46 vjeç.

Si pasojë e konfliktit të ndodhur shtetasi S.D. ka qëlluar në ajër me armë zjarri të llojit ‘Beretta’”, deklaronte vjet Policia.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD