MENU
klinika

‘’Rrugët e Shkodrës’’

Dhe telashet s’kanë pasur të sosur për Shkodrën

24.11.2018 - 09:53

Dihet që problematikat e Shkodrës kanë qenë të pasura për përmbytjet dhe për sistemimin e qytetit.

Krahas 1 mijë e 1 problemeve Shkodra është një vend që rrezaton kulturë. Po të kthehemi në retrospektivë të këtij qyteti duket sikur koha ka ndalur dhe është kthyer përsëri në të njëjtat probleme.

Artikulli i mëposhtëm në dialektin e kohës, i bërë në 1910, jep një situatë që ka lidhje me rrugët dhe me bashkëveprimin social: ( Shkëputur nga ‘’Bashkimi’’ Shkodër, nr 2, 9 janar 1910, pa emër autori) ”Rrugët e Shkodrës”

Të mer mnera me menue me dalë jashta shpijet nër ditë të liga e shiut! Vënde-vënde bahet llomi një parçik, e kush kalon do kthenjë në ship i sterpikun deri në palz të qafës!…

Po si nuk do të bahet llom e baltë?… I kan ndreqë rrugat për me kalu njerëz, kual e karoza nji herit.

Nuk ishte kenë e vështirë me e menu, se asht kenë e nevojshme me e da nji rryp rruget mënjenë bri, për me kalu njerzit, tuj dalë e tuj u njitë prejë pazarit, pa u mytë shqmit në llom!

Rruga prejë pazarit e në sheher asht e dobishme por shnet të gjityhë atyne qi I bje me ndejë gjithë ditën lumç në dugajë, tuj kqyrë punë e hesape, por kush asht burrë me e kamë rrugën pazarit, kur asht moti i keq?…Domosdo I duhet me hi në karrozë (madje kur e gjenë, e hera-herë asht rreziku m’u nkatrru njeni me tjetrin, tij i zanë karozat shoqi-shojit!) e me dhanë pare me ba at rrugë që kishte me kenë kail me e ba tij ecë kam me ndonji shoq!

Thonë se asht nji beledije në Shkodër! Thonë! E njimen gjinet nji ship e ngrehun në Fushë të Çelës, qi thot beledije! …shifen aty gjin të mbledhun në kuven qi kan me detyrë me gjiku punët e të mriën e popullit: shkojnë e vinë disa shërbtore të beldijes: por … por duket se për shka ash nevoja për venu e për gjin, nuk mrrin me pa, e mekenëqi nuk e bajnë ispat kpucët e tyne gjith llom, e petkat e tyne të stërpikuna, kishte me thanë nejri se ato gjin as nu kshofin me sy, as nuk ecin me kamë.

Ç’ punë tjetër ma të madhe e ma të fortë ka beledija më nji gjytet, veçse të dlirit e rrugave e kujdesin e shnedës të gjytetasve? Njimen lypet se për me mirsu gjytetin , me e majtë në kamë nrjetimin e beledijes,  lypet që gjytetasit vetë t’I shtrohen disa të lameve të nevojshem.

Po asht  me udhë me dhanë, e bile në kurnji sen tjetër nuk asht ma me udhë me dhanë se përshka lypet me mkamë fuqin e beldijes, për nrejtimet të nevojshme.

Por ktu nuk dim as na vetë se shka me thanë ma parë, pse gjinena, sikurë thohet, nërmjet të kullës e të çakiçit!… Ç’se asht ngrehë Beledija, të gjitha të lamet (sado të pakta) janë përpi njerzve të vum në shërbim të beledijes: Reza, nënreza, bashçausha e çausha të pagum muj për muj për me ba shka?…Gjykatësit nuk gjenin me dhanë?…

Po, por edhe gjykatësit dun me pa se shkojnë e ku shkojnë të lamet qi apin. Nuk dihet se nji udhë u ba me pare të beledijës e kuqo qi nreqet nonji sen, dueht të lajnë mahalla vetë vullnetçe, pa shtrëngim të kurkujin: tuj goditë rrugën sit ë dun vetë!…

Me nji ven, ku nuk i janë msue të lameve, duhet me i vaditë gjytetasit qi t’sohin punët e mira, për me i ba me i marrë mrapa.

Nuk janë të marr, jo qytetasit e Shkodrës, nuk jan qi s’apin, port ë pavaditun e të msuëm vu për fije. Kena ene parasysh hajradet e rrugave të kalldramave të pusave, e të sa punve tjera, qi janë ngreçë e goditë prejë gjinve të veçëm. S’jena kenë msu me goitë s’bashkut!…

Beldijes, pra, i përket me na vu për fije, tij nisë punët e mara, të mira e të nevojshme. Tuj dhan shkas e të zet gjytetasve, tuj kqyër punët e mira e të nevojshme. Tuj dhan shkas e zet gjytetasve, tij kqyer punët me nrejti pa i majtë pajë kuj!…

Por kto punë duhen gjin e gjin tëvullnetshëm të meçëm e të papritushëm, e kto gjin do t’i zgjellin gjytetasit vetë nër asish qi e kan besën më ta. Asht turp për Shkodër m’u mytë nër balta për mjedis të gjytetit, e turp ma i madh asht për ne mos me kenë të zot me bat ë gjith së bashkut shka të parët tonë vetmas, veç për hajrade goditshin për ditë!…

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN