MENU
klinika

Letërsia Shqiptare

Diana Çuli së shpejti në panair me librin e ri

09.11.2018 - 11:28

Pak para se të fillojë Edicioni i 21 i Panairit të Librit në Tiranë, shtëpia botuese Dudaj do të shtojë në stendën e saj një libër të ri të shkrimtares së njohur Diana Çulli.

Një roman është një botë e brendshme ndërgjegjesh që nxjerr krye në formë demostrate paqësore te një njeri që quhet artist. Artist për mënyrën si gërsheton ngjarjet dhe situatat e një ndodhie që duhet të mbahet mend në ndërgjegjen shoqërore dhe të hapet si mesazh në një reze sa më të gjerë publiku.

Ajo është një shkrimtare e brymosur mirë me situata të veçanta për një kohë të gjatë në karrierën e saj. Së fundmi shumë e angazhuar në media për çështjen e kulturës dhe promovimit të librit tek të rinjtë shqiptarë që po bëhen dalëngadalë indiferentë kundrejt leximit. Së fundmi edhe e një  e debati me profesorin Agron Tufa.

Plot supriza dhe domethënie, e tillë vjen dhe Diana Çulli me librin e saj të ri ‘’Vrasja në Kryeministri’’ dhe ajo di të thurr ndërgjegjet shoqërore në një vend ku quhet Kryeministri dhe ku komplotet janë më se të përditshme në punën e tyre.

Ka intriga dhe shumë mister që duhet të zbulohet nga shikuesit sipas mënyrës së tyre të të lexuarit. Ky roman triller do të jetë një sfidë dhe promovim pas asaj paraadhëse me romanin ‘’Hoteli i drunjtë’’. Po çfarë ndodh në këtë triller me personazhet me me misterin që fshihet gjithmonë në stisjen që e ka emrin Kryeministri?

Një person i vdekur gjendet në Kryemnistri dhe kjo detyrimisht vë në lëvizje instancat që duhet të merren me këtë për vet faktin si ngjarje shumë e rëndë.

E gjithë situata vihet në veprim për të kuptuar nëse kjo vrasje është e programuar nga dikush për diçka me dikë, apo një vdekje e natyrshme. Kjo vjen dalëngadalë nëpërmjet faqeve të librit për t’u deshifruar. Problem është se si duhet të zgjidhet kjo enigmë.

Gjithë kjo situatë i vihet mbi peshë Beti Dukës, këshilltare e re për kulturën e ngarkuar me dy misione për të hetuar në lidhje me këtë vrasje. Në këtë pikë historia hapet në gjithë Ballkanin që fsheh gjithmonë intriga dhe mistere. Beti Duka fillon të ndeshet në shumë rreziqe, sa më tepër mendon se di, aq më të panjohura dalin për të gjatë këtij udhëtimi.

Bota e brendshme e autores do të japë gjithë fokusin e vet nëpërmjet një syri që vetëm shkrimtarja e di.

‘’Për shkak të një projekti kulturor rajonal ndër vite ku isha e përfshirë, kam patur mundësinë të shoh një pjesë të madhe të Ballkanit, ta njoh më mirë dhe ta kuptoj më mirë. Edhe ta dua më shumë. Kjo nuk do të thotë se libri është një rrëfim dashurie ndaj gadishullit tonë, thjesht mendoj se njohja nga afër të ndihmon në detaje, po edhe në frymë ‘’, thotë autorja për Shqip.

Ky roman vjen në një botë femërore që eksploron të papriturat, pavarësisht se të tilla ngjarje ndërthurin më shumë numër, përgjegjësi, pushtet për burrat, megjithatë kjo vjen e natyrshme dhe aspak e sforcuar nga nëndërgjegja e saj. ‘’Dhe nata u nda në mes’’ për të gjetur mesazhin në fund të librit.

Enigma dhe e panjohura e gërshetuar në çdo faqe si një thriller, gjë që është jo aq e zgjuar në krijimtarinë kulturore shqiptare, e bën atë një libër interesant për t’u lexuar.

Së shpejti e gjeni tek stenda Dudaj.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN