MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Disa mësime nga Lufta e Parë Botërore

24.11.2018 - 14:39

Evropa iu nënshtrua dy luftërave shkatërruese në shekullin e njëzetë. Me nacionalizmin dhe populizmin që po lulëzojnë përsëri në Perëndim, rreziku i një tjetër shpërthimi në shkallë botërore po shtohet.

Kanë kaluar 100 vjet që nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore dhe kjo ngajrje u përkujtua këtë muaj në Australi, Kanada, Francë dhe Britani. Gjermania dërgoi disa përfaqësues të vetët në Francë për këtë rast, duke ripohuar pajtimin mes dy vendeve.

Në kohën e Luftës së Parë Botërore, Evropa duhet ta kishte tpatur të qartë se industrializimi dhe revolucioni i transportit e kishin transformuar botën. Lufta e Krimesë e vitit 1853-1856 pati mbi një milion viktima; Lufta Civile Amerikane e 1861-1865 rezultoi me mbi 600,000 vdekje.

Pavarësisht nga këto përvoja, udhëheqësit e Evropës duket se zbatuan thënien e Carl von Clausewitz se “Lufta është vazhdimi i politikës në një formë tjetër”. Dhe e gjitha kjo rezultoi në 20 milionë viktima civile dhe ushtarake.

Për të qenë më të qartë, Lufta e Dytë Botërore shpërtheu kryesisht për shkak të nacionalizmit. Kryeministri francez Xhorxh Klemanso ishte tmerrësisht shumë nacionalist dhe nacionalizmi natyrisht çon në konflikt.

Edhe sot, një udhëheqës botëror, Presidenti i SHBA Donald Trump, po sillet si Kleamnso. Kjo është tepër serioze jo vetëm për SHBA-në, por edhe për Europën. Ndërkohë, presidenti francez Emanuel Makron “përqafon” parimet e Uillsonit, të cilat Donald Trump i kundërshton.

kolana e librave

Lufta e Dytë Botërore arriti atë që edhe Lufta e Parë Botërore nuk mundi: ajo përfundoi epokën e dominimit global evropian. Ndërkohë që Evropa ka përparuar që nga viti 1945, ajo nuk ka rifituar statusin e lidershipit global që dikur kishte. Kjo e lë Bashkimin Evropian të sotëm në mëshirën e SHBA-së që ka kundërshtuar multilateralizmin dhe ka “përqafuar” nacionalizmin.

Rreziku sot është që gjeneratat që nuk i kanë përjetuar luftërat do të riprodhojnë zinxhirin e ngjarjeve që çojnë në shpërthimin e tyre. Ky rrezik është ilustruar nga protestat e “jelekëve të verdh” kohët e fundit në Francë kundër një takse mbi karburantin.

Bota ka ndryshuar shumë gjatë shekullit të fundit.

Presidenca e Trump dhe sfidat që paraqet ai ndaj aleancave, tregon qartë se strukturat që janë krijuar për të ruajtur paqen, janë shumë të paqëndrueshme. Me popujt anembanë Perëndimit që përqafojnë idetë nacionaliste dhe populiste, ne përsëri gjendemi në buzë të një vullkani.

Dominique Moisi është Këshilltar i Lartë në Institutin Montaigne në Paris. Ai është autor i “La Géopolitique des Séries ou le triomphe de la peur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri