MENU
klinika

E pëson “Tirona Fanatics”

Disiplina, dënim të veçantë për ultrasit

05.11.2018 - 20:07

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë grupimin bardheblu “Tirona Fanatics” për parrullën e shpalosur në ndeshjen e fundit në Shijak, në ndeshjen Teuta-Tirana.

Tirana duhet të mbyllë sektorin përkatës të stadiumit për këtë grupim në dy ndeshjet e radhës, ndërsa kushdo tjetër që nuk përfaqëson grupimin, pritet të lejohet normalisht të ndjekë ndeshjen në tribuna.

Ky është rasti i parë ku Disiplina vendos të mos japë një dënim kolektiv për sjelljen e tifozëve në stadium. Normalisht, KDS jepte vendime duke mbyllur stadiumin e përgjithësuar si të njëjtë të gjithë tifozët, si ata problematikët, ashtu edhe ata që shkonin për të ndjekur ndeshjen pa shkaktuar rrëmujë.

Ndaj vendimi për të lënë jashtë vetëm “Tirona Fanatics” krijon precedentin e parë të një vendimi që nuk është  kolektiv, e që mund të shërbejë për ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

VENDIMET

FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të tifozerisë së tij, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lek.

Grupimi i Tifozëve të KF Tirana, “Tirona Fanatics” për sjellje të gabuar duke paraqitur parulla ofenduese, në bazë të nenit 21 dhe 66/3 të KDS përjashtohet nga pjesëmarrja për 2 (dy) ndeshje te njëpasnjëshme ne sektorët përkatës te stadiumeve; Urdhërohet KF Tirana, të ekzekutojë vendimin duke mbyllur sektorët përkatës.

Zyrtari i FK “Kamza”, Andi Matraxhiu, për sjelle të gabuar ndaj zyrtareve të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qëndrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

Zyrtari i KF “Turbina”, Engjëll Belshi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS,dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dhuna në Korçë, e pësojnë tifozët

Disiplina, dënime për Skënderbeun e Partizanin