MENU
klinika

Urime pa fund

Ditë të ngjeshura për Ritën, por sot është ndryshe…

26.11.2018 - 11:47

Kritika të shumta erdhën për Rita Ora për performancën e saj në Nju Jork në Ditën e Falenderimeve, më pas publikimi i albumit të saj të dytë “Phoenix” e ndërsa ditën e sotme një festë e madhe në 28-vjetorin e lindjes.

Ditë të ngjeshura për Rita Orën të cilat finalizohen ditën e sotme me një mori urimesh për këngëtaren me origjinë nga Kosova.

Ajo sot ka mbushur plotë 28 vjet dhe kjo ka bërë që të merr urime të shumta nga fansat anembanë botës si dhe familjarët. Këngëtarja u bë pjesë e muzikore pas publikimit të këngës “Hot Right Now” (2012) në bashkëpunim me DJ Fresh. Rita lindi më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ndërsa akoma pa mbushur një vit, familja e saj u zhvendos në Londër.

Rita Ora

Biondina u rrit në Kensington dhe u shkollua në “Sylvia Young Theatre School”. Me muzikë nisi të merrej që e re duke kënduar në një lokal në Kilburn, ndërsa në vitin 2009 deshi të konkurronte për ta përfaqësuar Britaninë e Madhe në Eurovision, mirëpo u tërhoq.

Pas publimit të këngëve, si “R.I.P” dhe “How We Do (Party)” në vitin 2012, këngëtarja njoftoi se do ta titullonte “Ora” albumin e saj debutues, i cili u publikua më 27 gusht 2012 dhe po ashtu debutoi në krye të top-listave britanike.

Në vazhdim, Rita u zgjerua edhe në televizion dhe në film, ndërsa në vitet 2013 dhe 2014 ishte e ftuar e Teen Awards të BBC Radio 1 dhe u paraqit si trajnere në ‘The Voice UK’.

Këngëtarja e provoi veten edhe si aktore duke u paraqitur në disa filma duke përfshirë edhe aktrimin në trilogjinë, “Fifty Shades of Grey”, ku e ka portretizuar motrën e Christian Grey, Mia.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?