MENU
klinika

Të jashtëzakonshmit e rrokut shqiptar

“Djemtë e Detit”, ata të cilët veshi i njeh nga melodia

24.11.2018 - 17:50

Ritmi i rrokut njohu kulmin e zhvillimit të tij pikërisht në periudhën kur edhe lindën ‘Djemtë e Detit’.

“Djemtë e Detit” ishte pikërisht një shkrirje e realitetit shqiptar. Kohët e eksodit të viteve ‘ 90, kapërcimit të detit dhe emigrimit në Itali.

Djemtë e rritur nga deti!

U ngjall një shpirt i ri muzike dhe i bënë shqiptarët t’i kthejnë sytë nga Lezha.

Një ritëm i ri i jashtëzakonshëm i cili erdhi jashtë Tiranës, qytetit të elitave.

djemte-e-detit-konica.al
djemte-e-detit-konica.al

Atëherë kur edhe Shqipëria po linte pas një periudhë të zymtë të historisë së saj, në fillim-dekadën e fundit të shekullit të XX.

Muzika e grupit të 1990-ës  kishte ndikime nga hard-rroku dhe metali, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën.

Janë bërë më shumë se 2 dekada, që ‘Djemtë e Detit’, kanë sjellë prezencën e tyre në skenat shqiptare.

Publiku dhe dëgjuesit e tyre me siguri i mbajnë mend me hitin e tyre “Mos qaj”.

Ata u bënë akoma më të dashur për dëgjuesit dhe me hite te tjera si “Lamtumirë”, “Jo Tani”, “Kohë pa ty”, Baladë për Jakup Ferrin”, etj.

Sukseset e tyra janë kurorëzuar më tej dhe me daljet në publik në skenat e mëdha të asokohe të festivaleve të rrokut, si dhe me çmime e vlerësime nga publiku.

Një sukses mjaft i madh i tyre ishte dhe lancimi i albumit në vitin 1997 i cii mbante titullin “Izolimi vdes”.

djemte-e-detit-konica.al
djemte-e-detit-konica.al

Jehona e këtij albumi ishte mjaft e madhe, këngët e të cilit vijojnë të dëgohen sot.

Përveç albumit të parë, dy prej anëtarëve të grupit, ribashkohen sërish dhe pas plot 10 vitesh risjellin një bashkëpunim duke realizuar kështu dhe albumin e tyre të dytë, të titulluar “Epos”.

Valentin Markvukaj, kompozitori, tastieristi dhe producenti i grupit, së bashku me Gent Demaliajn, solistin dhe poetin e këngëve, ishi ata të cilët vijuan bashkëpunimin edhe pas shpërndarjes së grupit.

Markvukaj dhe Demaliaj mbeten pjesëtarët e fundit të grupit, ndonëse sot Demaliaj nuk jeton më.

“Epos”, siç është cilësuar, është një album me tendenca progresive, por me prioritet kryesor gjithmonë melodinë, e cila është e kurorëzuar në maksimum me taknikat, zërin dhe konceptin.

Përveç këtyre “Epos” është konsideruar më së miri dhe një nga albumet më profesional të realizuar nga ndonjë grup rroku në Shqipëri.

djemte-e-detit-konica.al
djemte-e-detit-konica.al

Ndër sukseset e grupit renditen:

  • Në Dhjetor 1991, Festivali i 30-të në RTSH me këngën “Endrrat Qe Per Ty I Thura”, ku fitojne çmimin e dyte (Muzika: B.Daci Teksti: G. Demaliaj).
  • Në Dhjetor 1992, Festivali i 31-të në RTSH me këngën “Lamtumire”.
  • Në Dhjetor 1994, Festivali i 33-të në RTSH me këngën “Nxitoj”.
  • Në vitin 1995, Festivalin e Pare te Rockut Shqiptar, fitojnë çmimin e dytë.
  • Në vitin 1996, Festivalin e Dyte te Rockut Shqiptar, fitojnë çmimin e parë.
  • Në Dhjetor 1996, Festivali i 35-të në RTSH me këngën “Balade Per Jakup Ferrin”, ku fitojne çmimin per perpunimin e kenges popullore etno-rock.
  • Në vitin 1997, Djemte E Detit publikojnë albumin “Izolimi Vdes”.

Ky album, që vijon të shitet edhe në tregun e sotëm muzikor, përmblidhte gjithë krijimtarinë e grupit dhe në këtë mënyrë mbyllte kështu edhe fazën e parë të karrierës së tyre.

djemte-e-detit-konica.al
djemte-e-detit-konica.al
  • Në Dhjetor 1997, Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Mos Qaj”, ku fitojne çmimin “Interpretuesi dhe grupi me i mire” (Muzika: B. Daci Teksti: G. Demaliaj Orkestrimi: V.Markvukaj).
  • Në Dhjetor 1998, Festivali i 37-të në RTSH me këngën “Kohe Pa Ty”, ku fitojne çmimin “Interpretuesi me i mire” si dhe çmimin special “Kenga me e mire” akorduar nga Ministria e Kultures (Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj).
  • Në Shtator 2002, Mikrofoni I Artë 2002 me këngën “Jo Tani”, ku fitojne çmimin e pare “Mikrofoni i arte” (uzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj).
  • Në Nëntor 2007, Kënga Magjike 2007 me këngën “Ne Udhekryq”.
  • Më 14 Mars 2009, Djemte E Detit publikojnë albumin “Epos”, i cili shënoi një fazë të re në krijimtarinë e tyre.

Oërsa i përket albumit “Epos”, muzika është e bazuar në rrok, por ka edhe këngë nga gjini të tjera duke qenë se ishte i natyrës tipike eksperimentuese.

djemte-e-detit-konica.al
djemte-e-detit-konica.al

Përsa i përket pjestarëve të grupit, tashmë në ditët e sotme ata janë shpërbërë duke qenë se tre prej antarëve të grupit, Dhori, Shkëlqimi dhe Flamuri, nuk u bënë pjesë e albumit të fundit të tyre për shkak të shijeve muzikore, siç rrëfente Demaliaj.

Dhe së fundmi, fatkeqësisht, vokalistii grupit, Gent Demaliaj ndërroi jetë më 27 Janar 2015, në luftë me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. 

Demaliaj kur fliste për albumin e fundit të tyre rrëfente përpjekjet për të përfshirë në të, shkallët folklorike me çdo element të kompozuar.

Teksa përshkruan dy albumet Demaliaj shprehet se: “… nëse albumi i “Izolimi vdes” ka qënë hard rock, albumi i dytë është progressive rock që ndoshta është më e vështirë të observohet nga dikush, por ky nuk është problemi ynë….”

“Djemtë e Detit”, duke jetuar midis konkurrencës së madhe e duke mposhtur bërrylat, jo të munguar, tendencat për bojkote të festivaleve, sërish arritën të bënin shqiptarët të dashuroheshin me rrokun.

gent demaliaj-konica.al
gent demaliaj-konica.al

Por nuk mbeten vetëm aty, pasi “Djemtë e Detit” u mblodhën përsëri dhe kanë përgatitur albumin e tyre të tretë.

Ky album u përgatit para se Demaliaj të ndërronte jetë.

Kënga e tyre mbase ia doli të shpëtojë grupin nga seleksionimi i publikut, duke ju ruajtur identitetin, e duke u paraqitur gjithnjë si diçka e bukur e për tu dashur, një muzikë pa imitim, dhe origjinalitet

Publiku të arrijë ta njohë menjëherë grupin vetëm duke e dëgjuar, përmes këngës, përmes melodisë.

Baladat u shndërruan në fizionominë e grupit duke përfshirë realitetin shqiptar i cili pak ndryshon pavarësisht kohës, dhe duke e përshtatur me këto këngë.

 

/ Bionelda Skonja