MENU
klinika

Risi në New York

Do të hapet muzeu i ri për ‘Statujën e Lirisë’

27.11.2018 - 16:50

Në vitin 2019 është në plan që të hapet një muze i ri për historikun e ‘Statujës së Lirisë’, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me një sipërfaqe prej 2 mijë e 400 metrash katrorë, muzeu i cili është ende në procesin e ndërtimit ka një panoramë të mrekullueshme të këtij monumenti-ikonë, si dhe të lagjes së Manhatenit në New York. Ky muze nderon konceptin universal të Lirisë, pra Statujën e Lirisë, që vizitohet çdo vit nga më tepër se 4 milionë vizitorë.

Prej një periudhe më shume se 60-vjeçare, kjo statujë lirie që ndriçon botën ka mirëpritur më tepër se 10 milion emigrantë nga mbarë bota. Tani, atje është duke u ndërtuar një vepër monumentale, muzeu i ri që nderon trashëgiminë e Zonjës së Lirisë. 

Çdo vit statujën e vizitojnë mbi katër milionë turistë, por për shkak të kapacitetit të kufizuar, vetëm një e pesta e tyre hyjnë brenda monumentit. Me hapjen e muzeut të ri të gjithë vizitorët e ‘Ishullit të Lirisë’ ftohen për ta eksploruar atë. Përmes projektit që bazohet tek mjetet e reja dixhitale të komunikimit, vizitorëve do t’u jepet mundësia për dialog të hapur.

Pas një fluturimi virtual për në majën e statujës 93 metra të lartë, vizitorët hyjnë në studion e skulptorit të saj Frédéric Auguste Bartholdi, para variantit përfundimtar në Galerinë e Frymëzimit.

Atje, vizitorët mund të shohin nga afër pishtarin origjinal me peshë 1 mijë e 600 kile, që qëndroi në majë të statujës për rreth një shekull, deri në vitet 1980, kur u zëvendësua me një të ri.

Në majën e monumentit gjendesh para një panorame të horizontit të Manhatenit të Poshtëm, të Nju Jorkut. 

Kryearkitekti i muzeut thotë se ndërtesa dhe peizazhi që e rrethon rrezatojnë optimizëm. Muzeu i ‘Statujës së Lirisë’ pritet të hapet në maj të 2019-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas më shumë se një shekulli

I vodhi 26 vepra arti, tani do ia kthejë!