MENU
klinika

Kursi Këmbimit

Dobësohet sërish euro ndaj Lekut

24.11.2018 - 20:12

Euro ka arritur nivelin më të ulët që prej qershorit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po shkëmbehet aktualisht me 124.48 lekë edhe pse është një periudhë kur parashikohej forcim i euros ndaj lekut.

Ndërkohë që Banka e Shqipërisë e ka të pamundur të marrë vendime për shkak të mbarimit të mandatit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës.

Leku ka vijuar që të fitoj ndjeshëm pikë ndaj monedhës evropiane. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro tashmë po shkëmbehet me 124.48 lekë duke arritur nivelin më të ulët që prej fillimit të muajit qershor.

Edhe pse ekspertët parashikonin që kjo periudhë do të sillte një forcim të monedhës evropiane e cila pritej të arrinte në nivelin 126-128 në të vërtetë ndodhi krejt e kundërta.

Dobësimi i euros dhe vlerësimi i lekut ka ardhur nga dy faktor. Në tregun vendas ka qarkullim të lartë të monedhës evropiane duke e vlerësuar në këtë mënyrë monedhën kombëtare lekun.

Ndërsa euro ka pësuar një dobësim edhe në tregjet ndërkombëtare ku ka arritur të shkëmbehet me 1.35 USD.
Për të stabilizuar kursin e këmbimit në qershor Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg dhe bleu euro duke e rikthyer monedhën evropiane në vlerat e 130 lekëve por mesa duket tashmë është pranuar që euro do vijoj të qëndroj në kuota të dobëta kundrejt lekut.

Aktualisht Banka e Shqipërisë e ka të pamundur të marrë vendime pasi 6 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës u ka përfunduar mandati.

Në këtë mënyrë nëse do duhej të merrej vendim për të stabilizuar kursin kjo mund të realizohet vetëm pas përzgjedhjes së anëtarëve të rinj përkatësisht tre nga Kuvendi dhe tre nga qeveri.

I pyetur në lidhje me këtë problematikë kreu i financave premtoi se brenda dy javëve ky ngërç do të zgjidhet dhe këshilli mbikëqyrës do të ketë anëtarët e rinj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi i këmbimit

Bie euro, forcohet dollari