MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Dollari drejt 111 lekëve

13.11.2018 - 13:03

Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut nuk regjistroi luhatje të rëndësishme ditën e martë. Në mesditë, monedha europiane këmbehej me 124.56 lekë, pothuajse në të njëjtën vlerë si të hënën. Megjithë pritshmëritë pesimiste, euro për momentin po reziston mes 124 dhe 125 lekëve.

Ndërkohë, në forcim të dukshëm është dollari amerikan. Monedha e gjelbër u rrit sërish të martën dhe regjistroi një vlerë të re rekord për tre muajt e fundit. Dollari u këmbye me 110.78 lekë, në rritje me 0.15 pikë krahasuar me vlerën e regjistruar të hënën. Ky mbiçmim është transmetim pothuajse linear i kursit të këmbimit mes dollarit dhe euros, ku monedha amerikane po forcohet ndjeshëm.

Ndërkohë, pas disa ditësh rënie, edhe paundi britanik iu rikthye rritjes. Sterlina u këmbye me 142.91 lekë, në rritje me 0.85 pikë që nga dita e djeshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN