MENU
klinika

Nga New York Times

Donald Trump dështoi përsëri…

20.11.2018 - 16:26

Donald Trump ka dështuar në shumicën e gjërave që ai është përpjekur të bëjë në jetë.

Le të shqyrtojmë fillimisht bizneset e tij gjatë tridhjetë viteve të fundit. Në vitin 1988, ai bleu Plaza Hotel në Manhattan për më shumë se 400 milionë dollarë, dhe në atë kohë ishte një shumë e madhe për një hotel, sipas The New York Times. Disa vjet më vonë ajo ishte në prag të falimentimit. Kompania e tij e kazinove u shkatërrua si dhe Trump Airlines dështoi.

Por për marketing, Trump është i pashoq. Ai i bindi njerëzit se nuk kishte faj, pavarësisht se kishte marrë 413 milionë dollarë  nga babai i tij, shumica e tyre, siç raportoi The Times, përmes mashtrimeve ligjore.

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet afatmesme treguan se nuk mund të përdhosen traditat demokratike dhe të ofendohet shumica e vendit pa u ndëshkuar.

Dështimet e politikave të Trump po fillojnë të dëmtojnë jetën e shumë votuesve. Në dy vitet e para të Trump në detyrë ka patur plot politika të dështuara, duke përfshirë mënyrën sesi veproi pas Uraganit Maria dhe politikën sadiste të ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre. Trump manipulohet nga Kim Jong-un i Koresë së Veriut.

Duket se tani amerikanët kanë filluar të ndiejnë pasojat e paaftësisë së Trump.

Siç njoftoi javën e kaluar NBC News, dhjetëra mijëra veteranë nuk kanë marrë strehimin e premtuar për shkak të gabimeve teknike në Departamentin e Punëve të Veteranëve.

Të hënën, The Times raportoi problemet me programin prej 12 miliardë dollarësh, që administrata e Trump e ka krijuar për të ndihmuar fermerët e dëmtuar nga politikat tregtare.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave të Departamentit të Arsimit, vetëm 96 prej rreth 30,000 aplikantëve për faljen e kredisë u miratuan, gjë që duket të jetë pjesërisht faji i administratës Trump. Avokatët e përgjithshëm për 10 shtete dhe Distrikti i Kolumbias  i kanë shkruar sekretari të arsimit, Betsy DeVos, për dështimin e mbajtjes së premtimit.

Ekonomia e SHBA-së nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme dhe republikanët po e kuptojnë këtë. Shumë nga ata që mbështesin idenë “Make America Great Again” mbase kishin menduar se ishin aleatët e Trumpit. Por duket qartë se e kanë gabim…

Michelle Goldberg ka qenë një kolumnist i Opinionit që nga viti 2017. Ajo është autore e disa librave mbi politikën, religjionin dhe të drejtat e grave dhe ishte pjesë e një ekipi që fitoi një Pulitzer Prize për shërbimin publik në 2018 për raportimin e çështjeve të ngacmimit seksual në vendin e punës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN