MENU
klinika

11 të akuzuarit

Dosja Lazarati/ Avokati: Vendimi një farsë, vrasësi i efektivit i lirë

20.11.2018 - 15:19

Pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin për dosjen “Lazarati2”, në sallën e gjyqit pati tensione. Gjithashtu avokati mbrojtës i të akuzuarve ka reaguar pas këtij vendimi sipas tij i parashikuar më parë.

Teksa është distancuar nga dhuna e familjarëve në sallën e gjyqit, avokati Bashkim Nikolla tha se të pandehurit janë bërë koka turku, pasi sipas tij vrasësi i efektivit të RENEA Ibrahim Basha, është i lirë. Po ashtu ai tha se familjarët do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë.

Do i drejtohemi Gjykatës së Lartë. Apeli s’na dha as gjykimin e shkurtuar. Një e drejtë e fituar nuk është e drejtë e mohuar, humbëm të drejtën e gjykimit të shkurtuar. Ngjarja nuk është hetuar dhe s’është marrë vendimi të hetohet për vrasjen e efektivit të RENEAS Basha.

Asnjë hetim, asnjë pyetje. Ai është vrarë me një plumb tjetër. Në mënyrë të tillë që godasin vetëm snajpera. Nuk është vonë që çështja të kthehet. Dhuna nuk duhej të ndodhte, por psikologjikisht kanë qenë shumë të rënduar. 11 koka turku, ndërkohë vrasësi i Ibrahim Bashës është ende i lirë”, ka thënë avokati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN